Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit
për Siguri Kibernetike dhe Administrim të Sistemeve janë:
- Përgatit
dhe mbikëqyr zbatimin e politikave për siguri kibernetike në nivel nacional;
-
Koordinon
aktivitetet e sigurisë kibernetike duke përfshirë aktivitetet në rast të
incidenteve kibernetike në institucionet publike dhe private;
-
Përgatit
raporte periodike për gjendjen e sigurisë kibernetike në Republikën e Kosovës,
të cilat i përcjell tek Sekretari i Përgjithshëm i MPB-së dhe Koordinatori
Nacional për Siguri Kibernetike;
-
Përgatit
politikat për administrim të sistemeve, bazave të të dhënave dhe aplikacioneve
softuerike dhe kujdeset për zbatimin e tyre, njëkohësisht i koordinon ato me
institucionet e tjera qeveritare;
-
Zhvillon
projekte të teknologjisë së informacionit që ndërlidhen me sigurinë dhe
administrimin e sistemeve për të gjitha departamentet, zyrat dhe agjencitë e
MPB- së;
-
Administron
me infrastrukturën e teknologjisë së informacionit për sistemet e komunikimeve,
për departamentet, zyrat dhe agjencitë e MPB-së duke përfshirë edhe njësitë
lokale;
-
Administron
me regjistrat elektronik të departamenteve, zyrave dhe agjencive të MPB-së;
-
Përfaqëson
Republikën e Kosovës në forumet e sigurisë kibernetike.
Në
kuadër të këtij departamenti bëjnë pjesë divizionet si vijon:
- Divizioni
për Siguri Kibernetike;
-
Divizioni
për Siguri dhe Administrim të Sistemeve;
-
Divizioni
për Administrim të Aplikacioneve dhe Bazave të të Dhënave;
-
Divizioni
për Përkrahje të Shfrytëzuesve.
Artan Dreshaj
Drejtor i Departamentit për Administrim të Sistemëve dhe Komunikimëve
Email: artan.dreshaj@
rks-gov.net
Adresa: Rr. "Luan Haradinaj" p.n. Prishtinë
038 200 19 019