1. DSHAM, udhëhiqet nga drejtori dhe ushtron detyrat dhe përgjegjësitë si në vijim:
- Mbledh, analizon dhe vlerëson statistikat, informatat dhe rrjedhën e informatave në fushat përkatëse të aktiviteteve;
- Harton politikat, strategjitë, planet e veprimit dhe siguron koordinim të ngushtë me institucionet dhe organizatat tjera përkatëse;
- Zhvillon direktiva administrative, procedurale dhe udhëzime operacionale në bashkëpunim me Departamentin Ligjor;
- Kontribuon në përpunimin dhe zbatimin e marrëveshjeve bilaterale në fushat përkatëse;
- Shqyrton dhe vendos për aplikimet për shtetësi dhe vendos rastet e privimit;
- Shqyrton dhe vendos për aplikimet për azil dhe mbrojtje ndërkombëtare;
- Mbikëqyr dhe menaxhon Qendrën e Azilit për strehimin e azilkërkuesve;
- Ndihmon dhe lehtëson integrimin e refugjatëve në shoqërinë e Republikës së Kosovës;
- Shqyrton aplikimet për leje të hyrjes dhe qëndrimit në Republikën e Kosovës;
- Mbikëqyr Qendrën e Mbajtjes për të Huaj;
- Shqyrton kërkesat e kthimit të të huajve në vendin e kthimit;
- Shqyrton kërkesat mbi ripranim në Republikën e Kosovës;
- Koordinon dhe bashkëpunon me ministritë dhe komunat përkatëse në lidhje me personat e ripranuar;
2. DSHAM është i organizuar në këto divizione:
- Divizioni për Shtetësi;
- Divizioni për Azil;
- Divizioni për të Huaj, Viza dhe Leje Qëndrimi;
- Divizioni për Ripranim;
- Divizioni për Planifikim, Strategji dhe Statistika;
- Qendra për Azilkërkues dhe
- Qendra e Mbajtjes për të Huaj;
Valon Krasniqi, drejtor i DSHAM-it
Tel: + 383 38 200 19 596
Email: valon.krasniqi@rks-gov.net
Adresa: Rr. "Luan Haradinaj" p.n. Prishtinë