Departamenti për Siguri Publike

Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Siguri Publike janë:


1. Ofron shërbime për qytetarët dhe persona juridik në fushën e armëve, eksplozivëve, shërbimeve private të sigurisë, sigurisë në bashkësi dhe parandalimit e riintegrimit të personave të radikalizuar;

2. Monitoron dhe ofron këshilla për fushën e rendit publik dhe sigurisë së brendshme për strukturat organizative të Ministrisë

3. Propozon politika e strategji, brenda fushëveprimit të vet;

4. Shqyrton aplikacionet e ndërlidhura me armët, eksplozivët, shërbimeve private të sigurisë, si dhe ofron rekomandimet përkatëse;

5. Mirëmban dhe përditëson bazën e të dhënave nga fusha e përgjegjësisë së departamentit;

6. Kryen edhe detyra të tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.


Departamenti për Siguri Publike është i organizuar në dy divizione:

1. Divizioni për Armë, Eksplozivë dhe Shërbime Private të Sigurisë;

2. Divizioni për Siguri në Bashkësi, Parandalim dhe Riintegrim të Personave të Radikalizuar;


Mensur Hoti
Drejtor i Departamentit për Siguri Publike
Tel. zyrë: +383 (0)38 200 76 650
E-mail: mensur.hoti@rks-gov.net
Adresa: Rr. "Luan Haradinaj" p.n. Prishtinë