Plani i Reagimit

Plani i Reagimit Kombëtar (PRK) është një udhëzues i mënyrës se si reagon vendi ynë ndaj të gjitha llojeve të fatkeqësive dhe emergjencave. Është ndërtuar mbi koncepte shkallëzuese, elastike dhe përshtatshme të përcaktuara në Sistemin e Integruar të Menaxhimit të Emergjencave (SIME) për t’i harmonizuar rolet dhe përgjegjësitë kryesore.


Plani i Reagimit Kombëtar (PRK) është strukturuar për t’i ndihmuar juridiksionet, qytetarët, organizatat joqeveritare dhe bizneset për:

  • Hartimin e planeve të gjithë komunitetit
  • Integrimin e planeve të vijimësisë
  • Zhvillimin e kapaciteteve për reagim ndaj dështimeve të shumta midis bizneseve, zinxhirëve të furnizimit dhe sektorëve të infrastrukturës
  • Bashkëpunim për stabilizimin e linjave të jetesës së komunitetit dhe për rivendosjen e shërbimeve


Plani i Reagimit Kombëtar përshinë:

Funksionet Mbështetëse Emergjente të cilat përshkruajnë strukturat qendrore koordinuese të cilat i grupojnë resurset dhe kapacitetet në fusha funksionale më së shpeshti të nevojshme në reagim kombëtar. 

Shtojcat e PRK-së të cilat ofrojnë detaje shtesë lidhur me subjektin apo funksionin e caktuar të përshkruar në PRK