Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për
Standarde dhe Politika të Inxhinieringut dhe Menaxhimit të Ndërtesave
Qeveritare janë:
- Udhëheq politikat e planifikimit në fushën e
infrastrukturës së ndërtesave qeveritare konform Ligjit për Planifikim Hapësinor,
Ligjit të Ndërtimit dhe ligjeve tjera në fuqi në Republikën e Kosovës;
-
Harton strategji për implementimin e prioriteteve
shtetërore në fushën e infrastrukturës së ndërtesave qeveritare;
-
Udhëheq zbatimin e strategjive në fushën e
infrastrukturës së ndërtimeve, në harmoni me Ligjin e Ndërtimit dhe ligjet
tjera në fuqi në Republikën e Kosovës;
-
Udhëheq me tërë infrastrukturën e ndërtesave
qeveritare brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Kosovës;
-
Harton standarde teknike mbi format e shfrytëzimit të
ndërtesave qeveritare nga institucionet përkatës
Në kuadër
të këtij departamenti, bëjnë pjesë divizionet si vijon:
- Divizioni i Planifikimit dhe Standardeve;
-
Divizioni i Menaxhimit të Projekteve;
-
Divizioni i Menaxhimit të Ndërtesave Qeveritare.
Ud. Drejtore e DSPIMNQ-se, znj. Flurije Durmishi