Detyrat
dhe përgjegjësitë e Departamentit për Buxhet dhe Financa janë:
- Udhëheq
departamentet, menaxhon stafin dhe buxhetin e Ministrisë, cakton objektivat në pajtim
me strategjinë dhe objektivat e Ministrisë dhe Qeverisë, si dhe harton planin e
punës të departamenteve për përmbushjen e objektivave;
-
Zhvillon
dhe mbikëqyr zbatimin e politikave dhe procedurave standarde, ligjet në fuqi, rregulloret
që lidhen me fushën e buxhetit dhe financat e Ministrisë dhe sigurohet që
rekomandimet e auditimit në fushën e financave të jenë prioritare;
-
Koordinon
çështjet buxhetore për të gjitha strukturat administrative të Ministrisë;
-
Përgatit
Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve, planifikimin buxhetor për të gjitha programet
e MPB–së, ndihmon Departamentet dhe Agjencitë në përgatitjen e KASH-it, dhe
kërkesave buxhetore (planifikimin buxhetor);
-
Bën rishikimin
e buxhetit duke u bazuar në kërkesat e njësive kërkuese për ridestinim të
mjeteve nga një kategori ekonomike në kategori tjetër sipas ligjeve në fuqi;
-
Përcjell
dhe raporton mbi ekzekutimin e buxhetit, siguron që shpenzimet financiare janë bërë
në përputhje me rregullat dhe procedurat buxhetore;
-
Menaxhon
rezervat e parasë dhe siguron se kontrolli i brendshëm financiar është i bazuar
në parimet e llogaridhënies;
-
Siguron
bashkëpunimin dhe koordinimin me auditorin e brendshëm dhe të jashtëm në kryerjen
e auditimeve dhe përgatitjen e pasqyrave buxhetore financiare, duke i konsoliduar
me të gjitha agjencitë e MPB-së;
-
Analizon
dhe vlerëson proceset dhe procedurat e brendshme dhe rekomandon ndryshime me qëllim
të rritjes së efikasitetit në punë.
Në kuadër
të këtij departamenti bëjnë pjesë:
- Divizioni
për Buxhet dhe Planifikim;
-
Divizioni
për Financa dhe Kontabilitet;
-
Divizioni
për Barazim të të Hyrave.
Drita
Xheladini
Drejtoreshë
e Departamentit për Buxhet dhe Financa/ZKF
Ministria
e Punëve të Brendshme
Tel.
038/ 521-136 ; 200 76 676
E-mail:
drita.xheladini@ks-gov.net