Ministria e Punëve të Brendshme në bazë të Ligjit për Aviacionin Civil (Nr. 03/L-051) është përgjegjëse për vendosjen dhe ruajtjen e sigurisë ajrore në Republikën e Kosovës. MPB-ja është përgjegjëse për krijimin, mbajtjen, dhe mbikëqyrjen e sigurisë së aviacionit civil në Republikën e Kosovës.
Objektiv i Ministrisë së Punëve të Brendshme respektivisht Divizionit për Siguri të Aviacionit Civil është siguria e pasagjerëve, ekuipazhit, personelit në terren, publikut, aeroplanët dhe pajisjet e një aeroporti që shërbejnë për aviacionin civil, kundër akteve të ndërhyrjeve të paligjshme të kryera në tokë ose në fluturim. Kjo bëhet duke siguruar rregulla, praktika dhe procedura, për masat e nevojshme të mbrojtjes kundër akteve të paligjshme.
Divizioni për Siguri të Aviacionit Civil referuar Programit Kombëtar të Kontrollit të Cilësisë për Siguri të Aviacionit Civil siguron së paku masat në vijim të ndërmerren rregullisht: certifikimi i personelit dhe pajisjeve të sigurisë, auditime, inspektime, anketime/sondazhe, testime dhe hetime të sigurisë.
Të gjithë pasagjerët, bagazhi i tyre që bartet me vete (në kabinë të aeroplanit) dhe që dorëzohet për në depo të aeroplanit, duhet t'i nënshtrohen kontrolleve përpara se të hyjnë/kalojnë në zona të kufizuara të sigurisë në aeroport. Kontrollet kryhen në pikat e kontrollit/skenimit, me dorë, me pajisje teknike dhe/ose duke kombinuar të dyja metodat. Qëllimi kryesor i kontrollit të sigurisë është zbulimi dhe parandalimi i:
Artikuj të ndaluar do të thotë armët, lëndët shpërthyese ose pajisjet e tjera të rrezikshme, artikujt ose substancat që mund të përdoren për të nisur një akt të ndërhyrjes së paligjshme që rrezikon sigurinë e aviacionit civil. Këtu mund ta gjeni listën e artikujve të ndaluar për pasagjerët, bagazhin e kabinës (dorës) dhe bagazhin për depo të aeroplanit (lista pdf).
Pajisjet që përdoren gjatë kontrolleve të sigurisë nuk janë të dëmshme për pajisjet elektrike apo elektronike të pasagjerëve (p.sh: lap-top, kamera, Ipad, celularë etj.).
Për arsye sigurie transporti i lëngjeve në bagazhin e kabinës (dorës) është subjekt i masave strikte gjatë kontrollit.
Lëngjet përfshijnë: të gjitha pijet përfshirë ujin, supën, shurupet, kremrat, losionet, vajrat, parfumet, shkëlqimet apo balsamet për buzë, ngjyra për vetulla, etj. Spërkatësit dhe përmbajtjet e kanaleve me shtypje, përfshirë shkumën e rrojës dhe deodorantet spërkatës, pastat, përfshirë pastën e dhëmbëve, xhelin, përfshirë edhe xhelin për flokë dhe dush, tretjet dhe artikujt tjerë me përbërje të ngjashme.
Vetëm lëngjet e mëposhtme mund të merren në bagazhin e kabinës dhe duhet të paraqiten në pikat e kontrollit të sigurisë:
Pasagjerët mund të kontribuojnë në kontrolle më të shpejta dhe efikase të sigurisë, duke i zbatuar këto pika:
Në industrinë e transportit ajror një agjent i rregullut definohet sikurse një agjent, shpediter (transportues mallrash) ose ndonjë subjekt tjetër i cili ushtron biznes me një kompani ajrore dhe që i ofron masat e sigurisë të cilat njihen ose kërkohen nga Ministria e Punëve të Brendshme në lidhje me ngarkesën dhe postën. Aprovimi i një agjenti të tillë duhet të kryhet nga Ministria e Punëve të Brendshme sipas Programit Kombëtar për Siguri të Aviacionit Civil për Republikën e Kosovës.
Lista e Agjentëve të Rregullt të aprovuar nga Ministria e Punëve të Brendshme (lista në pdf)
Deklarata e angazhimeve për Agjentin e rregullt (shtojca në pdf)
Bazuar në Programin Kombëtar të Kontrollit të Cilësisë për Siguri të Aviacionit Civil për Republikën e Kosovës, ju informojmë se Ministria e Punëve të Brendshme ka krijuar një mekanizëm për të mbledhur dhe analizuar informacionet nëpërmjet burimeve të ndryshme si p.sh pasagjerët, ekuipazhet, personeli i entiteteve dhe etj., që raportojnë për ndonjë shqetësim/shkelje/incident ndaj sigurisë së aviacionit civil.
Ministria e Punëve të Brendshme inkurajon çdo person dhe mirëpret raportimet për çdo shqetësim, shkelje apo incident ndaj sigurisë së aviacionit civil në aeroport, linja ajrore, tek Agjencia e Shërbimit të Navigacionit Ajror, agjent të rregullut, katering dhe çdo tentativë për ndonjë akt të ndërhyrjes së paligjshme ndaj aviacionit civil në Republikën e Kosovës.
Gjithashtu, jeni të mirëpritur të na dërgoni vërejtjet e mundshme apo rekomandimet tuaja për përmirësimin e sistemit kombëtar të sigurisë së aviacionit civil.
Informatat mund të paraqiten tek zyrtari përgjegjës: me shkrim, me postë apo e-mail dhe gojarisht.
Zyrtari përgjegjës i cili pranon apo përpunon raportime, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare do të ruajë në çdo kohë në mënyrë konfidenciale informacionin lidhur me personin/entitetin që ka raportuar, duke mos e përhapur ose transmetuar tek persona të tretë brenda ose jashtë institucionit, si dhe të mos e përdor për qëllime të tjera, përveç me pëlqimin me shkrim të personit/entitetit që ka raportuar ose për përmbushjen e një detyrimi ligjor.
Të gjitha informatat lidhur me raportimin, përfshirë edhe raportimet anonime, do të analizohen dhe do të vlerësohen nga zyrtari përgjegjës.
Raportimet, rekomandimet apo vërejtjet mund të bëhen në këtë adresë:
Ministria e Punëve të Brendshme
Rr. “Enver Zymberi” Nr.14, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
me shënimin “Për Divizionin për Siguri të Aviacionit Civil”
Tel: +383 38 200 19 592
Email: avsec.mpb@rks-gov.net
Divizioni për Siguri të Aviacionit Civil / DSAC
Udhëheqësi i Divizionit: Kastriot Gashi
E-mail: kastriot.gashi@rks-gov.net
Tel: +383 (0) 38 200 19 592
Mob: +383 (0) 44 175 124