Divizioni për Shërbimet Private të Sigurisë (DSHPS)

Misioni i divizionit është: Divizioni për Shërbimet Private të Sigurisë shërben si pikë kontakti për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me shërbimet private të sigurisë, kryen funksionet lidhur me licencimin dhe autorizimet për kompanitë private të sigurimit dhe punëtorëve të sigurimit, organizon provimin për certifikim dhe ricertifikim të punëtorëve të sigurimit, lëshon kartelat zyrtare të identifikimit për punëtorët e sigurimit, siguron kryerjen e vlerësimit të kërcënimit për personat që sigurohen, kryen inspektimin, monitorimin dhe rishikimin e aktiviteteve të kompanive private të sigurimit, subjekteve afariste, punëtorëve të sigurimit dhe gjithë atyre që ushtrojnë veprimtarinë private të sigurimit, lëshon, plotëson, zgjatë, suspendon dhe revokon licencat, si dhe shqipton dënimet me gjobë etj.

Agron Retkoceri,
Udhëheqës i Divizionit për Shërbimet Private të Sigurisë,
Tel. zyrë:  +383 38 200-19753
E-mail: agron.retkoceri@rks-gov.net
Adresa: Rr. "Luan Haradinaj" p.n. Prishtinë


Dokumentet e divizionit: Ligji dhe udhëzimet administrative që mbulojnë fushën e Shërbimeve Private të Sigurisë:


LIGJI NR.04/L-004 PËR SHËRBIMET PRIVATE TË SIGURISË;

  • UDHËZIM ADMINISTRATIV NR. 30/2011 –MPB PËR MASAT, AUTORIZIMET DHE DETYRAT E PUNËTORËVE TË SIGURISË: qëllimi i këtij udhëzimi administrativ, është të rregulloj ndërmarrjen e masave, detyrave dhe autorizimeve të punëtorëve të sigurisë private.
  • UDHËZIM ADMINISTRATIV NR. 31/2011 –MPB PËR CAKTIMIN E OPERATORIT TË MBROJTJES SË AFËRT PËR PERSONIN QË SIGUROHET.
  • UDHËZIM ADMINISTRATIVE NR. 11/2012 – MPB MBI MASAT, AUTORIZIMET DHE DETYRAT E KOMPANIVE PRIVATE TË SIGURIMIT.
  • UDHËZIM ADMINISTRATIV NR. 07/2012 –MPB PËR THEMELIMIN E KOMISIONIT PËR SHQYRTIMIN E ANKESAVE;
  • UDHËZIM ADMINISTRATIV NR. 10/2012 – MPB PËR MBLEDHJEN DHE MIRËMBAJTJEN E TË DHËNAVE NGA ORGANI KOMPETENT;
  • UDHËZIM ADMINISTRATIV NR. 06/2012 – MPB PËR TRAJNIMIN, CERTIFIKIMIN, RICERTIFIKIMIN DHE LICENCIMIN E INSTITUCIONEVE TRAJNUESE;
  • UDHËZIM ADMINISTRATIV NR. 09/2012 – MPB PËR BLERJEN, RUAJTJEN DHE PËRDORIMIN E PAJISJEVE. Me këtë udhëzim administrativ, përcaktohen procedurat për blerjen, ruajtjen dhe përdorimin e pajisjeve nga kompanitë private të sigurisë.
  • UDHËZIM ADMINISTRATIV NR. 08/2012 – MPB PËR PROCEDURAT E INSPEKTIMIT;
  • UDHËZIM ADMINISTRATIV NR. 27/2011 – MPB PËR PROCEDURAT E LICENCIMIT;
  • UDHËZIM ADMINISTRATIV NR. 29/2011 – MPB PËR QENDRA KONTROLLIT;
  • VENDIMI I DATËS 12.03.2012 NR. 105/2012, PËR CAKTIMIN E TAKSAVE ADMINISTRATIVE PËR SHËRBIMET PRIVATE TË SIGURISË.



APLIKIMI ONLINE PËR SHËRBIMET PRIVATE TË SIGURISË