Ky dokument udhëzues i informon pronarët e automjeteve të regjistruara në vendin e huaj mbi detyrimet ligjore gjatë pjesëmarrjes në trafikun rrugor në Republikën e Kosovës.
Të dashur vizitorë, mirë se vini në Republikën e Kosovës! Ju urojmë qëndrim të këndshëm në vendin tonë. Jemi të detyruar t'ju informojmë për të drejtat dhe detyrimet tuaja në lidhje me Ligjin për Automjetet në Republikën e Kosovës, në mënyrë që qëndrimi juaj në vendin tonë të jetë më i lehtë dhe në përputhje me rregullat dhe ligjet e vendit tonë.
Ju lutemi vini re se:
· Automjeti i regjistruar në vendin e huaj në pronësi të shtetasit të huaj, lejohet të qarkullojë deri tre (3) muaj nga data e hyrjes në Kosovë;
· Automjeti i regjistruar në vendin e huaj në pronësi të qytetarit të Kosovës, lejohet të qarkullojë deri tre (3) muaj nga data e hyrjes në Kosovë. Qytetari i Kosovës duhet të ketë të rregulluar lejen e qëndrimit të përkohshme ose të përhershme dhe ta tregoj në çdo rast kur kërkohet nga personi i autorizuar;
· Automjetin e regjistruar jashtë Kosovës nuk mund ta drejtojë shtetasi kosovar pa praninë e pronarit dhe as të autorizohet që të qarkullojë në Kosovë;
· Automjeti i regjistruar në vendin e huaj në pronësi të qytetarit të Kosovës me qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm jashtë Kosovës mund ta drejtojë qytetari i Kosovës nëse i njëjti gjithashtu ka qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në shtetin prej nga vjen automjeti dhe duhet të ketë autorizim nga shteti ku është i regjistruar automjeti;
· Personi i cili nuk ka të rregulluar qëndrimin e përkohshëm ose të përhershëm nga vendi ku importohet automjeti, lejohet të qarkullojë deri ne tetë (8) ditë nga data e hyrjes në Kosovë;
· Shtetasi i huaj të cilit i është lejuar qëndrimi i përkohshëm ose i përhershëm në Kosovës apo qytetari i Kosovës i cili kthehet nga shtetet e huaja mund të drejtojë automjetin me patentë shofer të huaj të vlefshme deri në një (1) vit nga dita e hyrjes në Kosovë.
Për më shumë informacion, ju lutemi referojuni Ligjit Nr. 05/L-132 për Automjetet, të publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.
Zbatimi i plotë fillon me 15 mars 2026 dhe mosrespektimi i pikave të mësipërme përbën shkelje të ligjeve që rregullojnë fushën e trafikut dhe do të merren masa në përputhje me legjislacionin përkatës.
Faleminderit për vëmendjen tuaj.
Ju urojmë qëndrim të këndshëm në Republikën tonë!
Ky dokument udhëzues informon shtetasit e huaj për detyrimet ligjore gjatë hyrjes, qëndrimit dhe punësimit në Republikën e Kosovës.
Të dashur vizitorë, mirësevini në Republikën e Kosovës! Ju dëshirojmë qëndrim të këndshëm në vendin tonë. Jemi të obliguar të ju njoftojmë me të drejtat dhe obligimet për qytetarët e huaj e mysafirë në Republikën e Kosovës, për të bërë edhe qëndrimin tuaj në shtetin tonë më të lehtë e në përputhje me rregullat e ligjet e vendit tonë.
Ju lutem vini re që:
Me rastin e hyrjes në Republikën e Kosovës, i huaji duhet:
· të posedojë dokument të vlefshëm udhëtimi;
· të posedojë vizë ose leje qëndrimi, kur kërkohet;
· të respektojë qëllimin dhe afatin e qëndrimit;
· të lajmërojë adresën e qëndrimit në afat prej tri (3) ditësh nga dita e hyrjes, në kufi apo në stacionin më të afërt policor;
· të ketë mjete të mjaftueshme për jetesë;
· të respektojë ligjet e Republikës së Kosovës;
· të mos ketë ndalim të hyrjes dhe qëndrimit në Republikën e Kosovës;
· të mos përbëjë kërcënim për sigurinë shtetërore, rendin dhe shëndetin publik.
· I huaji mund të qëndrojë deri në nëntëdhjetë (90) ditë brenda periudhës kohore prej njëqind e tetëdhjetë (180) ditë pa vizë ose me vizë kur kjo kërkohet,
· Nuk i lejohet puna/punësimi gjatë kësaj periudhe pa leje pune;
· Çdo qëndrim mbi 90 ditë kërkon aplikim për lejeqëndrim.
· kërkohet leje qëndrimi e përkohshme për punë;
· kërkohet leje pune;
· Kërkohet licencim paraprak në rast të aplikimit për leje pune për profesionin që kërkon licencë;
· puna pa leje është e ndaluar.
Aplikimi për leje të punës bëhet pranë Agjencisë së Punësimit.
Për çështje studimi, ribashkimi familjar ose arsye tjera humanitare, kërkime shkencore dhe rrethana tjera të parapara me ligj, kërkohet:
· pajisja me lejeqëndrim të përkohshëm dhe
· plotësimi i kritereve tjera ligjore në varësi nga qëllimi i qëndrimit.
Aplikimi mund të bëhet në misione diplomatike/konsullore ose në DSHAM, në rastet kur i huaji ka hyrë në Republikën e Kosovës dhe nuk ka nevojë për vizë.
Atëherë kur nuk veprohet në pajtim me përcaktimet ligjore që lidhen me hyrjen, lëvizjen, qëndrimin dhe punësimin e të huajve, autoritetet kompetente mund të marrin masat e përcaktuara me ligj, të cilat mund të përfshijnë por nuk kufizohen në:
· anulimin e lejeqëndrimit,
· shqiptimin e gjobës,
· urdhërimin e largimit dhe
· ndalimin e hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës.
Për më shumë informacion, ju lutemi ti referoheni Ligjit Nr.04/L-219 për të Huajt, të publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.
Zbatimi i plotë fillon nga data 15 mars 2026. Çdo hyrje pas kësaj date që rezulton me mosparaqitje sipas rregullave të listuara brenda këtij udhëzuesi, do rezultojë me ndalim hyrje në Republikën e Kosovës.
Ju faleminderit për vëmendjen tuaj.
Ju dëshirojmë qëndrim të këndshëm në Republikën tonë!
PYETJET MË TË SHPESHTA TË QYTETARËVE
Sipas vendimit të Qeverisë Nr.01/170 të datës 30.10.2023
PYETJE?
-Çka nevojitet për Regjistrimin e Automjetit (cilat dokumente)
PERGJIGJE:
-Për regjistrimin e automjetit me targa ‘’RKS’’ të mjeteve që posedojnë targat ilegale ‘’PR’’, ‘’KM’’, ‘’PZ’’, ‘’GL’’, ‘’UR’’, ‘’PE’’ dhe ‘’DA’’ apo ‘’ ÐA’’ Nevojiten dokumentet si në vijim: Certifikata origjinale e regjistrimit të mjetit (CRA), Certifikata e Rregullsisë Teknike, Polisa e Sigurimit, Dokumenti i Identifikimit të Republikës së Kosovës, Patentë Shoferi me afat të vlefshëm dhe dëshmia për pagesën e taksës rrugore dhe ekologjike.
PYETJE?
-A duhet të kthyet kontrolla teknike?
PERGJIGJE:
-Për automjetet me targa ‘’PR’’, ‘’KM’’, ‘’PZ’’, ‘’GL’’, ‘’UR’’, ‘’PE’’ dhe ‘’DA’’ apo ‘’ ÐA’’ që kanë regjistrim dhe e posedojnë certifikatën e regjistrimit me afat të vlefshmërisë në momentin kur aplikojnë për regjistrim me targa RKS, nuk kanë nevojë ta paraqesin Certifikatën e Rregullsisë Teknike.
PYETJE?
-Pas regjistrimit a lejohet ndërrimi i pronarit?
PERGJIGJE:
-Sipas vendimit të Qeverisë Nr.01/170 të datës 30.10.2023, këto mjete konsiderohen mallra të nacionalizuara, si dhe bazuar në Udhëzimin Administrativ Nr. 05/2022 PËR REGJISTRIMIN ME TARGA “RKS” TË MJETEVE QË POSEDOJNË TARGAT “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE” DHE “DA” APO “ĐA” Neni 7, lejohet ndërrimi i Pronarit.
PYETJE?
-Nëse posedoj sigurim me validitet a mund ta regjistroj automjetin?
PERGJIGJE:
-Po
PYETJE?
-A lejohet regjistrimi pas datës 21 Prill 2022?
PERGJIGJE: Për mjetet që janë të pajisura me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE” DHE “DA” APO “ĐA” Pas datës 21 Prill 2022, nuk lejohet regjistrimi me targa RKS.
PYETJE?
A lejohet regjistrimi edhe nëse nuk posedon Patentë Shofer?
PERGJIGJE:
Jo nuk lejohet regjistrimi pa Patentë Shofer
PYETJE?
Nga cilat taksa bëhet lirimi?
PERGJIGJE:
Nga të gjitha taksat për regjistrimin e mjeteve përjashtim taksës rrugore dhe ekologjike
PYETJE?
A bëhet regjistrimi në të gjitha komunat ?
PERGJIGJE:
Po, regjistrimi i mjeteve bëhet në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, pavarësisht
vendbanimit apo vendqëndrimit të pronarit të mjetit. Mirëpo pronari i mjetit në këtë rast pajiset me targat e rajonit ku e ka vendbanimin.
Pyetjet me të shpeshta, në lidhje me procedurën e zbatimit të Vendimit të Ministrit
I. Procedura e regjistrimit të lindjes!
1) Ku mund të parashtrohet kërkesa për regjistrimin e faktit natyror të lindjes?
1.1 Regjistrimi i lindjes bëhet në zyrën e gjendjes civile përkatëse, në Komunën ku ka ndodhur fakti i lindjes.
2) Kush mund të parashtroj kërkesë për regjistrimin e lindjes?
2.1 Njëri prej dy prindërve të fëmijës, i cili është shtetas i Republikës se Kosovës.
3) Cilat janë dokumentet e nevojshme për regjistrimin e lindjes?
2.1 Kopjet e Letërnjoftimit të Republikës së Kosovës të prindit/prindërve
2.2 Certifikata e lindjes origjinal e lëshuar nga strukturat jo-legale serbe
2.2 Fletë-lëshimi nga institucioni shëndetësor që vërteton faktin natyror të lindjes.
II. Procedura e regjistrimit të martesës!
1). Ku mund të parashtrohet kërkesa për regjistrimin e martesës?
4.1. Martesa regjistrohet në zyrën e gjendjes civile në territorin e komunës ku është lidhur ajo martesë.
2). Kush mund të
parashtroj kërkesë për regjistrimin e martesës?
2.1.Kërkesë për Regjistrimin e martesës mund të parashtroj
njëri nga bashkëshortët, i cili posedon letërnjoftim të Republikës së Kosovës.
3). Cilat janë
dokumentet e nevojshme për regjistrimin e martesës?
3.1. Kopjet e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës; dhe
3.2. Certifikata e martesës
origjinale e lëshuar nga strukturat jo-legale serbe.
III. Procedura e Regjistrimit te Vdekjes!
1). Ku mund të parashtrohet kërkesa për regjistrimin e Vdekjes?
1.1.Regjistrimi i vdekjes bëhet në zyrën e gjendjes civile përkatëse ku ka ndodhur vdekja.
2). Kush mund të parashtroj kërkesë për regjistrimin e vdekjes?
3.2.Kërkesë për Regjistrimin e vdekjes mund të parashtroj ka të drejtë ta bënë anëtari i ngushtë i familjes, ose edhe personi i autorizuar me procedurë nga noteri nga anëtarët e familjes.
3). Cilat janë
dokumentet e nevojshme për regjistrimin e vdekjes?
3.1. Certifikatën origjinale; apo
3.3. Dëshmi tjetër mbi vdekjen të lëshuar nga strukturat jo-legale serbe.
20 Euro
Pasaporta mund të merret me procedurë të përshpejtuar në afatin kohor brenda 72 orë ( llogariten vetëm ditët e punës) . Tarifa shtesë është 50 Euro.
Referohuni ne sektorin e Shërbime për qytetar
Kategoritë që lirohen nga pagesa janë:
Taksa administrative për Vulën Apostile / Vulën Verifikuese është 10 Euro.
Po. Ndonjëri nga anëtaret e familjes (babai, nëna, vëllai, motra, djali, vajza, bashkëshorti ose bashkëshortja), personi i autorizuar nga pala.
Po. Aplikimi mund në çdo Qendër për Pajisje me Dokumente, pra ne çdo qyet.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët se, nga data 10 maj 2024 do të fillojë procesi i konvertimit të patentë shoferit të lëshuar nga strukturat jo- legale serbe në patentë shoferi të Republikës së Kosovës dhe do të zgjasë deri më 9 gusht 2024. Të gjithë qytetarët që kanë patentë shoferi të lëshuar nga strukturat jo - legale serbe, mund të aplikojnë për patentë shoferi zyrtar të Republikës së Kosovës, ata duhet të jenë fizikisht të pranishëm në Qendrën për Pajisje me Dokumente në të gjitha komunat e Kosovës.
Qytetarët duhet të kenë këto dokumente:
1. Letërnjoftimin e Republikës së Kosovës;
2. Patentë shoferin origjinal të lëshuar nga autoritet serbe;
3. Certifikatën shëndetësore për patentë shoferi;
4. Vërtetimin për pagesën e taksës, vlera e së cilës është pesëmbëdhjetë euro (15.00 euro); dhe
5. Patentë shoferin origjinal të lëshuar nga UNMIK-u ose RKS, nëse aplikoni për shtim të kategorisë, gjë që mundësohet edhe me vendim të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Procedura për pajisje me patentë shoferi të Republikës së Kosovës, zgjatë pesëmbëdhjetë (15) ditë. Patentë shoferi i lëshuar nga autoritetet serbe i kthehet aplikuesit si dokument i pavlefshëm dhe patentë shoferi i Republikës së Kosovës i lëshohet aplikuesit.
Për informata shtesë, thirrni pa pagesë në 0800 goRKS (0800 46 757).
10 euro
5 euro për pensionistët
Letërnjoftimi mund të merret me procedurë të përshpejtuar në afatin kohor brenda 72 orë ( llogariten vetëm ditët e punës) . Tarifa shtesë është 50 Euro.
Pasaporta, letërnjoftimi dhe patentë-shoferi lëshohen brenda 15 ditëve (sipas procedurës së rregullt), ndërsa procedurca me urgjencë brenda 72 orëve.
Regjistrimi i mjeteve bëhet në QRA-të përkatëse ,në bazë të vendbanimit apo vendqëndrimit të pronarit të mjetit, ndërsa vazhdimi mund të bëhet sipas dëshirës së palës në cilën do QRA.
Regjistrimi i mjeteve bëhet në QRA-të përkatëse ,në bazë të vendbanimit apo vendqëndrimit të pronarit të mjetit, ndërsa vazhdimi mund të bëhet sipas dëshirës së palës në cilën do QRA.
15 Euro
PSH mund të merret me procedurë të përshpejtuar në afatin kohor brenda 72 orë (llogariten vetëm ditët e punës). Tarifa shtesë është 50 Euro.
Familjet e Dëshmorëve dhe të zhdukurve të UҪK-së dhe Invalidët e UҪK-së.
30 Euro – Për të rritur
20 Euro - për fëmijë
15 Euro – Për pensionistet
Pasaporta mund të merret me procedurë të përshpejtuar në afatin kohor brenda 72 orë ( llogariten vetëm ditët e punës) . Tarifa shtesë është 50 Euro.
Po, por kërkohet autorizimi origjinal dhe i vulosur nga noteri, apo nga gjykata, ose kopja e noterizuar nga origjinali. Nëse autorizimi është ne gjuhe te huaj, duhet te jete i përkthyer ne njërën nga gjuhët zyrtare.