Procedura e pajisjes me Pasaporë

Procedura e pajisjes me pasaportë të Republikës së Kosovës sipas Udhëzimit Administrativ MPB Nr. 06 / 2018


Procedura e aplikimi për pajisje me pasaportë për personat nën moshën 18 vjeçare:

Aplikuesi duhet të jetë prezent personalisht në Qendrën për Pajisje me Dokumente i shoqëruar nga përfaqësuesi ligjor ( dy prindërit / kujdestari) dhe duhet të paraqesë dokumentet si në vijim:
  • Ekstraktin origjinal apo kopje të tij për shikim për aplikuesin nën moshën 16 vjeçare;
  • Letërnjoftimin e vlefshëm të Republikës së Kosovës për aplikuesit nga mosha 16 vjeçare;
  • Pasaportën origjinale për shikim, në rast të ripërtëritjes. Në rast të ndërrimit te të dhënave në pasaportë, kërkohet edhe ekstrakti;
  • Raportin/vërtetimin policor origjinal apo kopjen e noterizuar nga origjinali, në rast të humbjes/vjedhjes. Nëse raporti është ne gjuhë te huaj, duhet te jetë i përkthyer në ndonjërën prej gjuhëve zyrtare;
  • Raportin mbi konfiskimin nëse pasaporta është e konfiskuar jashtë vendit. Nëse raporti është në gjuhë të huaj, duhet të jetë i përkthyer në njërën nga gjuhët zyrtare. Nëse nuk e posedon raportin, aplikuesit/prindërit/kujdestarit i merret  deklarata plotësuese/sqaruese;
  • Dëshminë për identitetin e prindërve (letërnjoftim ose pasaportë) së paku njëri prind duhet të posedojë letërnjoftimin/pasaportën te vlefshme të Republikës së Kosovës;
  • Nëse mungon njëri prind kërkohet autorizimi origjinal dhe i vulosur nga noteri, apo nga gjykata, ose kopja e noterizuar nga origjinali. Nëse autorizimi është në gjuhe të huaj, duhet të jetë i përkthyer në njërën nga gjuhët zyrtare.
  • Përjashtimisht nga nën-nen paragrafi 1.1.7 i këtij neni, në rast kur njëri prind nuk ka mundësi të autorizojë prindin tjetër për arsye shëndetësore e që dëshmohet me dokumentacion nga institucioni përkatës, aplikuesin mund ta shoqërojë vetëm njeri prind;
  • Nëse njëri prind ka vdekur, aplikuesi shoqërohet nga prindi tjetër. Vdekja dëshmohet me certifikatën e vdekjes;
  • Nëse prindërit nuk jetojnë bashkë, kërkohet vendimi për kujdestarinë nga gjykata ose pëlqimi nga Qendra për Punë Sociale;
  • Nëse prindërit e aplikuesit janë liruar nga shtetësia e Kosovës duhet të ofrojnë dokumente për identitetin e tyre;
  • Nëse aplikuesi është i lindur në Republikën e Kosovës nga prindërit me shtetësi të huaj, ndërsa aplikuesi ka fituar shtetësinë e Republikës së Kosovës, prindërit duhet të paraqesin dëshmi të identitetit të tyre si dhe vendimin e shtetësisë për aplikuesin
  • Dëshminë për pagesë 20 Euro ( të cilën e merr gjatë aplikimit në sportel)

Përjashtim nga kjo procedurë bëjnë personat nën moshën 18 të cilët kanë fituar zotësi të veprimit sipas vendimit të lëshuar nga organi kompetent.

Tërheqja e pasaportës për personat nën moshën 18 vjeçare mund të bëhet nga njëri prind / kujdestar pa prezencën e fëmijës duke dëshmuar dokumentet si në vijim:

  • Dokument identifikimi i prindit/ kujdestarit
  • Ekstraktin nga RQGJC i aplikuesit;
  • Pasaportën paraprake te aplikuesit;

Tërheqja e pasaportës për personat nga mosha 16 vjeçare mund të bëhet personalisht nga aplikuesi duke prezantuar letërnjoftimin e vlefshëm.


Procedura e aplikimit për pajisje me pasaportë për personat nga mosha 18 vjeçare:

Aplikuesi duhet te jetë prezent personalisht në Qendrën për Pajisje me Dokumente dhe duhet të paraqesë dokumentet si në vijim:

  • Letërnjoftimin e vlefshëm të Republikës së Kosovës në shikim;
  • Pasaportën origjinale për shikim për aplikim, ne rast te ripërtëritjes apo ndërrimit të të dhënave në pasaportë;
  • Raportin/vërtetimin policor origjinal apo kopjen e notërizuar nga origjinali, në rast të humbjes/vjedhjes të pasaportës. Nëse raporti/vërtetimi është në gjuhë të huaj, duhet të jetë i përkthyer në njërën nga gjuhët zyrtare;
  • Raportin mbi konfiskimin nëse pasaporta është e konfiskuar jashtë vendit. Nëse raporti është në gjuhë të huaj, duhet të jetë i përkthyer në njërën nga gjuhët zyrtare. Nëse nuk e posedon raportin, aplikusit i merret deklarata plotësuese / sqaruese.
  • Dëshminë për pagesë 30 Euro ( të cilën e merr gjatë aplikimit në sportel).
  • Për pensionistë është 15 Euro

Tërheqja e pasaportës për personat nga mosha 18 vjeçare bëhet personalisht nga aplikuesi ose me autorizim origjinal të vërtetuar nga noteri apo gjykata.

Me rastin e tërheqjes së pasaportës aplikuesi / i autorizuari duhet të paraqesë:

  • Letërnjoftimin e vlefshëm të aplikuesit
  • Pasaportën paraprake të aplikuesit
  • Dokument identiteti të të autorizuarit (letërnjoftim, pasaportë apo dokument tjetër me fotografi, i vlefshëm i lëshuar nga Republika e Kosovës);


Shënim: Aplikimi mund të behët në të njëjtën kohë për letërnjoftim dhe pasaportë në çdo Qendër për Pajisje me Dokumente.

Shënim: Sipas UA MPB Nr. 07/2017, pasaporta mund të merret me procedurë të përshpejtuar në afati kohor brenda 72 orë (llogariten vetëm ditët e punës), tarifa shtesë është 50 Euro.