Procedura e pajisjes me patent-shofer

Procedurat për aplikim dhe tërheqje të patentë shoferit të Republikës së Kosovës

Bazë juridike: Udhëzimi Administrativ  (MPB)-Nr. 07/2023-Për Procedurën e Pajisjes me patentë shoferi të Republikës së Kosovës.   

1) Dokumentet dhe Procedurat për pajisjen me Patentë Shoferi  të Republikës së Kosovës për herë të parë dhe shtim të kategorive pas dhënies së provimit.

Kërkesa për pajisje me patentë shofer për herë të parë ose shtim të kategorive pas dhënies së provimit bëhet  personalisht nga aplikuesi në Qendrën për Pajisje me Dokumente –MPB.

Kërkohen këto dokumente:

  • Kopja e certifikatës  së dhënies    provimit,
  • Prezanton  origjinalin dhe dorëzon kopjen e letërnjoftimit  të Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie, ndërsa për shtetasit e huaj kopja e leje qëndrimit.
  • Kopjen e patentë shoferit në rast se ka bërë shtimin e kategorive.



2) Për ndërrimin e patentë shoferit të UNMIK-ut me patentë shoferi të Republikës se Kosovës.

Kërkesa paraqitet nga aplikuesi në  Qendrat për Pajisje me Dokumente 

Kërkohen këto dokumente:

 

  • Kopjen e patentë shoferit të UNMIK-ut .
  • Prezanton  origjinalin dhe dorëzon kopjen e letërnjoftimit  të Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie, ndërsa për shtetasit e huaj kopja e leje qëndrimit me afat vlefshmërie.
  • Kopjen e  certifikatës mjekësore për patentë  shoferi.
  • Kopjen - Raporti policor (Ky dokument kërkohet krahas dokumenteve tjera te lartpërmendura  në rast se pala ka humbur Patentë Shoferin e UNMIK-ut ).
  • Afati per ndërrimin e patentë shoferëve te UNMIK-ut    patentë  shofer të  RKS-ë është deri me 30.09.2024

 

 

 

 

 

 

 

 

 


3) Për ndërrimin e patentë shoferit të ish RFJ-së- Brenda Kosovës me patentë shofer të Republikës se Kosovës.

 

-Kërkesa paraqitet personalisht nga aplikuesi në  Qendrat për Pajisje me Dokumente. 

Kërkohen këto dokumente:

  • Kopjen e vërtetuar të patentë shoferit të ish RFJ –së (nëse e posedon aplikanti).
  • Prezanton  origjinalin dhe dorëzon kopjen e letërnjoftimit  të Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie, ndërsa për shtetasit e huaj kopja e leje qëndrimit me afat vlefshmërie.
  • Kopje  certifikata  mjekësore për patentë shoferi.
  • Dosja ose kartoni i fotokopjuar në arkivin komunal për patentë shoferin e ish RFJ i nënshkruar nga zyrtari i  QPD-së ose konfirmimi nga baza e te dhënave për patentë shoferi.
  • Afati per ndërrimin e patentë shoferëve te UNMIK-ut    patentë  shofer të  RKS-ë është deri me 30.09.2024

04)     Për përmirësimin e  të dhënave në patentë shoferi të Republikës së Kosovës.

   - Kërkesa paraqitet personalisht nga aplikuesi në Qendrat për Pajisje me Dokumente. 

     Kërkohen këto dokumente:

  • Kopjen e patentë shoferit të Republikës së Kosovës të lëshuar me gabime.
  • Prezanton  origjinalin dhe dorëzon kopjen e letërnjoftimit  të Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie, ndërsa për shtetasit e huaj kopja e leje qëndrimit me afat vlefshmërie.
  • Kopjen e dëshmisë nga organi kompetent, varësisht nga natyra e gabimit.  

( Korrigjimin-ndryshimin e te dhënave në patentë shoferi mund ta kërkojnë edhe personat, të cilët kanë bërë ndryshimin e të dhënave personale , ndërrimin e emrit ose mbiemrit në bazë të kopjes së letërnjoftimit të Republikës së Kosovës dhe dokumentit të organit kompetent mbi atë ndryshim.


5)  Për pajisje me patentë shoferë të Republikës së Kosovës pas humbjes vjedhjes ose dëmtimit.

Kërkesa paraqitet  nga aplikuesi ose i autorizuari në  Qendrat për Pajisje me Dokumente.

 

Kërkohen këto dokumente:

  • Raporti policor për humbjen e Patentë Shoferit.
  • Prezanton  origjinalin dhe dorëzon kopjen e letërnjoftimit  të Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie, ndërsa për shtetasit e huaj kopja e leje qëndrimit me afat vlefshmërie.
  • Prezanton patentë shoferin  në raste dëmtimi dhe bashka ngjet kopjen e tij.

 

6)    Për vazhdimin e patentë shoferit të Republikës së Kosovës.

-Kërkesa paraqitet nga aplikuesi në  Qendrat për Pajisje me Dokumente

 Kërkohen këto dokumente:

  • prezanton  origjinalin e  patentë shoferit .
  • prezanton  origjinalin dhe dorëzon kopjen e letërnjoftimit  të Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie, ndërsa për shtetasit e huaj kopja e leje qëndrimit me afat vlefshmërie.
  • dorëzon kopje  certifikatën mjekësore për patentë shoferi.
  • Raporti policor.
    (Ky dokument kërkohet në rast se pala e  ka të  humbur Patentë Shoferin e RKS-ut me afat të skaduar)

7. Ndërrimi i patentë shoferit të  lëshuar nga shtetet e huaja anëtare të BE-së  me patentë shoferi të Republikës se Kosovës.

-Kërkesa paraqitet personalisht nga aplikuesi në  Qendrat për Pajisje me Dokumente. 

Kërkohen këto dokumente:

  • Origjinali i përkthyer  i  patentë shoferit të  Huaj
  • kopja e certifikatës  mbi dhënien e provimit të lëshuar nga MMPHI ( ky dokument kërkohet   vetëm per rastet  e testimit sipas ligjit ) 
  • Prezanton  origjinalin dhe dorëzon kopjen e letërnjoftimit  të Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie, ndërsa për shtetasit e huaj kopja e leje qëndrimit me afat vlefshmërie.
  • Kopje  certifikata  mjekësore për patentë shoferi.
  • Konfirmimi mbi rregullsinë e patentë  shoferit

 

 

 

8. Patentë shoferi ndërkombëtar   i lëshuar në  Republikën e Kosovës.

Bazë juridike  Udhëzimi Administrativ (MPB)   Nr. 08/2020-MPB  për Përcaktimin e Formës , Përmbajtjes dhe Procedurës se Lëshimit    Patentë Shoferit  Ndërkombëtar në  Republikën e Kosovës  

Kërkesa paraqitet nga aplikuesi  ose nga peroni i autorizuar me autorizim  nga noteri ose gjykata  ose ndonjë organ tjetër kompetent,    Qendrat për Pajisje me Dokumente

 Kërkohen këto dokumente:

  • Dorëzon kopjen dhe prezanton  origjinalin e  patentë shoferit të vlefshëm te Republikës se Kosovës  .
  • Patentë  Shoferi i RKS –ë duhet te ketë se paku 6 muaj afat  vlefshmërie.
  • Patentë shoferi ndërkombëtar i  RKS-ë nuk  është i vlefshëm  në komunikacion për territorin   e Republikës së Kosovës

Pagesa për pajisje me patentë shoferi të Republikës së Kosovës në procedurë të rregullt është 15 Euro:

Ndërsa për procedurë urgjente pagesa shtesë në vlerë prej 50 Euro:

Pagesa për pajisje me patentë shoferi ndërkombëtar të Republikës së Kosovës në është 15 Euro:

Prishtinë datë :  04.09.2024

 

 

 

 

 

 

 

 

Kërkesa paraqitet nga qytetari ose i autorizuari në Qendrat për Pajisje me
Dokumente

Kërkohen këto dokumente:


  • kopjen e patentë shoferit të UNMIK-ut ;
  • Prezantimi I  letërnjoftimit  të Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie;
  • Prezantimi I certifikatës mjekësore për patentë  shoferi;
  • Raporti policor (Ky dokument kërkohet krahas dokumenteve tjera te lartpërmendura  në rast se pala ka humbur Patentë Shoferin e UNMIK-ut );


Kërkesa paraqitet personalisht nga qytetari në Qendrat për Pajisje me
Dokumente.

Kërkohen këto dokumente:
  • kopjen e patentë shoferit të ish RFJ –së (nëse e posedon qytetari);
  • kopjen e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie;
  • certifikata mjekësore për patentë shoferi;
  • Dosja ose kartoni i fotokopjuar në arkivin për patentë shoferin e ish RFJ i nënshkruar nga zyrtari i QPD-së ose konfirmimi nga baza e të dhënave për patentë shoferi;

Kërkesa paraqitet personalisht nga qytetari në Qendrat për Pajisje me Dokumente.

Kërkohen këto dokumente:
kopjen e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës.
kopjen e patentë shoferit të Republikës së Kosovës të lëshuar me gabime.
kopjen e dëshmisë nga organi kompetent, varësisht nga natyra e gabimit.


Korrigjimin-ndryshimin e të dhënave në patentë shoferi mund ta kërkojnë edhe personat, të cilët kanë bërë ndryshimin e të dhënave personale , ndërrimin e emrit ose mbiemrit në bazë të kopjes së letërnjoftimit të Republikës së Kosovës dhe dokumentit të organit kompetent mbi atë ndryshim.


Kërkesa paraqitet nga qytetari ose i autorizuari në Qendrat për Pajisje me
Dokumente.

Kërkohen këto dokumente:
  • Raporti policor për humbjen e Patentë Shoferit;
  • Prezanton origjinalin e letërnjoftimit me afat vlefshmërie;
  • Prezanton patentë shoferin në rast dëmtimi dhe bashka ngjet kopjen e tij;
  • Nëse patentë shoferi humbet personi obligohet që brenda 30 ditëve të informojë organin kompetent –Policinë e Kosovës.

Kërkesa paraqitet nga qytetari ose i autorizuari në Qendrat për Pajisje me
Dokumente

Kërkohen këto dokumente:
  • Prezanton patentë shoferin dhe letërnjoftimin e Republikës së Kosovës.
  • Prezanton certifikatën mjekësore për patentë shoferi.
  • Raporti-Policor. Ky dokument kërkohet në rast se pala e ka të humbur Patentë shoferin e RKS-ut
    me afat të skaduar.

Bazë juridike Udhëzimi Administrativ (MPB) Nr. 07/2017-MPB për ndërrimin e patentë shoferëve të huaj në patentë shoferë të Republikës së Kosovës.

Kërkesa paraqitet personalisht nga qytetari në Qendrat për Pajisje me Dokumente.

Kërkohen këto dokumente:
  • Përkthimi i patentë shoferit të huaj në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës nga përkthyesi i autorizuar;
  • Për shtetasit e Republikës së Kosovës dorëzohet kopja e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës me afat të vlefshmërisë, ndërsa për shtetasit e huaj , kopja e leje qëndrimit;
  • Me rastin e aplikimit ,pala dorëzon origjinalin e patentë shoferit të huaj, në rast të shtimit të kategorive edhe origjinalin e patentë shoferit të RKS –së , dhe duhet të prezantojë origjinalin e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës ose leje qëndrimit;
  • kopja e certifikatës mjekësore për patentë shoferi;
  • kopja e certifikatës mbi dhënien e provimit (ky dokument kërkohet vetëm për rastet e testimit për patentë shoferë të huaj sipas ligjit në fuqi
    Pas ndërrimit të  patentë shoferit të huaj me patentë të RKS-së  patentë shoferi i huaj kthehet  në shtetin origjinë- organi kompetent i cili e ka lëshuar me këtë rast kërkohet të  behet konfirmimi i rregullsisë së  atij patentë shoferi në rast të  konfirmimit se patenta  është e pa rregullt  paraqite rasti  përmes Policisë së republikës së Kosovës tek  organet kompetente të  Drejtësisë.
  • Personi mund të  kete vetem një patentë shofer të vlefshëm
  • Me zbatimin e pikëve negative do të vije deri te Revokimi I patent shoferit.  
  • Personi të cilit i ështe revokuar patentë shoferi për shkak të  pikëve negative do ti nënshtrohet testimit teorik dhe praktik  pasi të ketë kaluar 1 vit nga data e marrjes së vendimit të plotëfuqishëm për marrjen – revokimin e patentë shoferit


Pagesa për pajisje me patentë shoferi të Republikës së Kosovës në procedurë të rregullt është 15 Euro:

Ndërsa për procedurë urgjente pagesa shtesë në vlerë prej 50 Euro: