Procedura për pajisje me leternjoftim

Procedurat për aplikim dhe tërheqje të letërnjoftimit të Republikës së Kosovës

 

 

 

Bazë juridike: Udhëzimi Administrativ 

(MPB)-Nr. 06/2023-Për Procedurën e Pajisjes me Letërnjoftim

të Republikës së Kosovës

 

-Aplikimi për pajisje me

letërnjoftim mund të bëhet në cilëndo QPD, si dhe në misionet diplomatike dhe

konsullore të Republikës së Kosovës.

 

2. Llojet e aplikimeve për pajisje me letërnjoftim janë si në vijim:

 

- Aplikimi për pajisje me letërnjoftim për herë të parë për personat nga mosha 16 vjeçare;

 

- Aplikimi për ndërrim/ripërtëritje te të dhënave alfa numerike dhe të

dhënave biometrike;

- Aplikimi për pajisje me letërnjoftim të ri në rast të humbjes, vjedhjes, konfiskimit apo dëmtimit të letërnjoftimit;

 

3.      Gjatë aplikimit për pajisje me letërnjoftim për aplikuesit nga mosha 16 deri në 18 vjeç, përjashtimisht atyre që e kanë fituar zotësinë e veprimit sipas vendimit të lëshuar nga organi

kompetent, aplikuesi dhe zyrtari obligohen t’i zbatojnë procedurat si në vijim:

 

Aplikuesi duhet të jetë prezent në QPD ose në objektin e misionit diplomatik apo konsullor, i shoqëruar nga njëri prind ose kujdestari dhe duhet t’i paraqesë dokumentet si në vijim:

 

 

-  Ekstraktin  origjinal për shikim ose kopje për aplikim ose nëse ka letërnjoftim apo pasaportë të Republikës së Kosovës dhe nuk ka  ndërrim të dhënave personale në momentin e aplikimit, e prezanton letërnjoftimin/pasaportën origjinale për shikim.

-   Ta prezantoj letërnjoftimin origjinal për shikim, kur aplikohet për ripërtëritje.

 - Raportin/vërtetimin policor origjinal ose kopjen e vërtetuar nga noteri ose gjykata në rast të humbjes apo vjedhjes së letërnjoftimit, për rastet e vjedhjes së letërnjoftimit merret vetëm kopja e raportit. Nëse raporti/vërtetimi është në gjuhë të huaj, duhet të jetë i përkthyer në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës;

-  Nëse aplikuesit i është konfiskuar letërnjoftimi jashtë vendit, duhet t’i kërkohet raporti për konfiskimin. Nëse raporti është në gjuhë të huaj, duhet të jetë i përkthyer në njërën nga gjuhët

zyrtare të Republikës së Kosovës. Nëse nuk e posedon raportin, aplikuesit, prindit apo kujdestarit, duhet t’i merret një deklaratë plotësuese.

- Dëshminë për identitetin e të dy prindërve apo kujdestarit, letërnjoftim apo pasaportë të vlefshme të Republikës së Kosovës origjinale për shikim.

 4.Me rastin e aplikimit për pajisje me letërnjoftim për aplikuesit nga mosha 18 vjeçare, aplikuesi dhe zyrtari duhet t’i zbatojnë procedurat  si në vijim:

Aplikuesi duhet të  jetë prezent personalisht në QPD ose në objektin e misionit diplomatik apo konsullor dhe duhet t’i paraqesë këto dokumente:

- Ekstraktin në origjinal ose kopje në  shikim për aplikim, ose nëse ka letërnjoftim apo pasaportë të Republikës së Kosovës dhe nuk ka  ndërrim të dhënave personale në momentin e aplikimit, e prezanton letërnjoftimin/pasaportën origjinale për shikim.

 - Në rastet kur aplikuesi aplikon për ndërrimin apo ripërtëritjen e të dhënave në letërnjoftim ku të dhënat e dokumentacionit mbështetës dhe të dhënat në bazën e të dhënave për Letërnjoftime/RQGJC nuk përputhen, duhet të paraqes këto dokumente:

- ekstrakti nga RQGJC;

- kopja e letërnjoftimit;

- vërtetimi nga arkiva me sqarimin e detajuar për ndryshimin e të dhënave;

- në raste të caktuara vendimin e lëshuar nga gjendja civile për ndryshimet e të dhënave

personale.

-Raportin/vërtetimin policor origjinal apo kopjen e legalizuar nga origjinali në rast të humbjes apo vjedhjes e letërnjoftimit. Nëse raporti/ vërtetimi është në gjuhë të huaj, duhet të jetë i përkthyer në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës.

 

-Nëse aplikuesit i është  konfiskuar letërnjoftimi jashtë vendit, dëshmia/raporti mbi konfiskim. Nëse raporti është në gjuhë të huaj, duhet të jetë i përkthyer në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës. Nëse nuk e posedon raportin, aplikuesit duhet t’i merret një deklaratë plotësuese.


4. Aplikimi për pajisje me letërnjoftim për herë të parë sipas vendimit nr.061/2020 nga mosha 18

vjeçare:

- Të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës nga mosha 18 vjeçare që gëzojnë të drejtën për shtetësi të Republikës së Kosovës të cilët për herë të parë parashtrojnë kërkesë në Zyrat e Gjendjes Civile të Republikës së Kosovës për regjistrim në Regjistrin Qendror të Gjendjes Civile dhe të cilët

për herë të parë aplikojnë për pajisje me Letërnjoftim të Republikës së Kosovës përveç kushteve të përcaktuara në legjislacionin përkatës të Gjendjes Civile dhe të pajiset  me Letërnjoftimeve duhet të paraqesin një dokument me fotografi si dhe dy dëshmitarë shtetas të Republikës së Kosovës me qëllim të vërtetimit të identitetit të tyre.

5/ Për aplikim me letërnjoftim në rastet kur shtetasi në asnjë rrethanë nuk mund të ofrojë asnjë dokument me fotografi, atëherë obligohet të siguroj dy dëshmitarë shtetas të Republikës së Kosovës.

 

-Dëshmitarët sipas këtij vendimi deklaratave të tyre duhet ti bashkëngjiten kopjet e letërnjoftimeve të vlefshme të Republikës së Kosovës.

 6. Me kërkesë të familjarit të aplikuesit apo institucionit përkatës, QPD-ja mundëson aplikime për pajisje me letërnjoftim edhe jashtë zyrës së QPD-së, për rastet si në vijim:

- Për personat e hospitalizuar;

- Për personat me aftësi të kufizuar psikofizike, apo personat e sëmurë (të palëvizshëm) në shtëpi dhe plotësohet kërkesa me të dhënat e aplikuesit;

- Për personat e sistemuar për ruajtje dhe kujdes nga Qendra për Punë Sociale;

- Për personat që janë duke vuajtur dënimin nëpër Qendra Korrektuese apo në shtëpi, në bashkëpunim me institucionet përkatëse.


 7. Pajisja me Letërnjoftim në procedure të rregullt kushton 10 euro ndërsa për  pensionist 5 euro dhe lëshohet brenda 15 ditësh nga dita e paraqitjes së kërkesës.

        

Pajisja me Letërnjoftim në procedurë përshpejtuar kushton 10+50 dhe lëshohet brenda

72 orëve.

Procedura e përshpejtuar e pajisjes me  letërnjoftim pa tarifë shtesë bëhet në rastet si në vijim:

-Trajtimi

urgjent mjekësor jashtë Republikës së Kosovës i rekomanduar nga institucioni shëndetësor kompetent (publik apo privat) apo nga komisioni mjekësor i autorizuar nga këto institucione. Pajisja me letërnjoftim në këtë rast përfshinë edhe përcjellësin e tij;

- Udhëtimi zyrtar pas kërkesës së aprovuar nga zyrtari më i lartë i institucionit përkatës

ku ai punon;

- Udhëtimet jashtë vendit për zhvillimin e aktiviteteve arsimore, kulturore, sportive ose të ngjashme, kur këto aktivitete nga institucionet më të larta përkatëse vlerësohen me interes të veçantë për shtetin;

- Udhëtimi për qëllime humanitare që e konfirmojnë organet përgjegjëse humanitare.


8. Tërheqja e letërnjoftimit bëhet personalisht nga aplikuesi, i cili duhet t’i paraqesë këto dokumente:

         

-Letërnjoftimin paraprak, nëse e ka poseduar;

- Raportin/vërtetimin policor origjinal nëse letërnjoftimi është humbur apo vjedhur pas aplikimit, apo kopjen e vërtetuar nga noteri ose gjykata, për rastet e vjedhjes së letërnjoftimit merret vetëm kopja e raportit. Nëse raporti/ vërtetimi është në gjuhë të huaj, duhet të jetë i përkthyer në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës.

      

Tërheqja e  letërnjoftimit mund të bëhet edhe nga prindi/kujdestari ose i autorizuari i

tyre, duke i paraqitur dokumentet si në vijim:

- Dokumentin identifikues të prindit/kujdestarit ose të autorizuarit të tyre, origjinali për shikim;

- Dëshminë për përfaqësim ligjor ose kopja e legalizuar nga origjinali;

- Letërnjoftimin paraprak të aplikuesit (nëse e ka poseduar);

- Raportin/vërtetimin policor origjinal nëse letërnjoftimi është humbur apo

vjedhur pas aplikimit, apo kopjen e vërtetuar nga noteri ose gjykata, për rastet e vjedhjes së letërnjoftimit merret vetëm kopja e raportit. Nëse raporti/ vërtetimi është në gjuhë të huaj, duhet të jetë i përkthyer në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës.

    

Tërheqja e letërnjoftimit mund të bëhet edhe nga anëtari i ngushtë i

familjes, i cili duhet t’i paraqesë dokumentet si në vijim: - Dokumentin e identifikimit, origjinali në shikim.

- Letërnjoftimin paraprak të aplikuesit (nëse e ka poseduar);

- Raportin/vërtetimin policor origjinal nëse letërnjoftimi është humbur apo vjedhur pas aplikimit, ose kopjen e vërtetuar nga noteri ose gjykata, për rastet e vjedhjes së letërnjoftimit merret

vetëm kopja e raportit. Nëse raporti/ vërtetimi është në gjuhë të huaj, duhet të jetë i përkthyer në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës.

-Njërin nga dokumentet që dëshmon lidhjen familjare, si në vijim:

-  ekstraktin nga RQGJC, për shikim;

- certifikatën e martesës për shikim;

- certifikatën e bashkësisë familjare për shikim.