Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Prokurimit janë:
1. Përgatit, koordinon dhe zbaton planin vjetor të Ministrisë në fushën e prokurimit publik, në pajtim me legjislacionin në fuqi;
2. Siguron që të gjitha kërkesat e prokurimit janë përgatitur në përputhje me rregullat dhe procedurat e prokurimit;
3. Përcakton metodologjinë e prokurimit për tender dhe procedurat e vlerësimit të çmimeve;
4. Ofron këshilla dhe asiston menaxhmentin në marrjen e vendimeve lidhur me çështjet kontestuese që mund të dalin në rastet e ekzekutimit të kontratave;
5. Kryen edhe detyra të tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.
Agim Islami
u.d. Udhëhqës i Divizionit të Prokurimit
Ministria e Punëve të Brendshme Qeveria e Republikës
së Kosovës
Adresa: Ndërtesa Qëndrore e MPB-së, Rr.Luan Haradinaj, 10 000, Prishtinë
E-mail: agim.islami@rks-gov.net
Tel: +383 / 200 76 632