Departamenti Ligjor

Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit Ligjor janë:

  1. Ofron mbështetje ligjore në hartimin e dokumenteve strategjike dhe legjislative nga fushëveprimi i Ministrisë;
  2. Ofron ndihmë në hartimin e legjislacionit parësor dhe dytësor nga fushëveprimi i Ministrisë;
  3. Siguron respektimin e teknikave dhe standardeve të hartimit të legjislacionit nga fushëveprimi i Ministrisë;
  4. Siguron harmonizimin e legjislacionit të Ministrisë me legjislacionin e Bashkimit Evropian (acquis communautaire), si dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë;
  5. Ofron këshilla ligjore dhe rekomandime nga fushëveprimi i Ministrisë sipas kërkesës;
  6. Bashkëpunon me Ministrinë e Drejtësisë për përfaqësimin e Ministrisë në kontestet gjyqësore;
  7. Ndihmon dhe koordinon procesin e nismave për marrëveshje ndërkombëtare brenda fushëveprimit të MPB-së, siguron që procedura të bëhet në pajtim me Ligjin për Marrëveshjet Ndërkombëtare dhe mban evidencën e të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare të cilat lidhen në emër të MPB-së dhe agjencive të saj.

 

Në kuadër të këtij departamenti bëjnë pjesë divizionet si vijon:

  1. Divizioni për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit;
  2. Divizioni për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Legjislacionit, të Mbështetjes Ligjore dhe të Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit;
  3. Divizioni për Koordinim të Marrëveshjeve Ndërkombëtare.

 

Drejtor: Naim Shala

Tel: +383 (0)38 76 680
Email:   naim.shala@rks-gov.net
Adresa: Rr. "Luan Haradinaj" p.n. Prishtinë