Bardhyl Dobra
Bardhyl Dobra lindi me 17 shkurt 1986 në Drenas. Ai është në përfundim të doktoratës pranë Ghent University në Belgjikë, ku është duke punuar në temën e doktoratës “Administrata publike në shtete post-konflikt: rasti i Kosovës”. Ai ka publikuar disa artikuj dhe kapituj që ndërlidhen me fushën e administratës dhe politikave publike në shtetet post-konflikt.
Nga 2013 deri në 2020, Bardhyli ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i rrjetit më të madh në botë të shkollave dhe instituteve të administratës, International Association of Schools and Institutes of Administration (IASIA) me seli në Bruksel, kurse gjatë periudhës 2019-2020 ka shërbyer edhe si zyrtar përgjegjës për akreditime pranë The International Commission on Accreditation of Public Administration Education and Training Programs (ICAPA).
Bardhyl Dobra është zhvendosur në Francë në maj të vitit 1999, sikurse mijëra shqiptarë të Kosovës. Ai atje ka përfunduar një pjesë të shkollës fillore, shkollën e mesme si dhe studimet bachelor dhe master në ekonomi aplikative pranë Université de Reims Champagne-Ardenne në Francë. Gjatë kësaj periudhe, Bardhyli ka qenë pjesë e programeve të shkëmbimit përmes së cilave ka studiuar një semestër në University of the West of Scotland në Mbretërinë e Bashkuar, dhe një vit në Pittsburg State University në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pas kthimit në Francë, Bardhyli ka diplomuar poashtu në studimet postdiplomike në shkenca politike dhe si rrjedhojë ka kryer përvojën profesionale në kuadër të masterit pranë Ambasadës së Francës në Kosovë. Bardhyli, më pas ka vazhduar përvojën profesionale në International Institute of Administrative Sciences në Bruksel.
Bardhyli ka qenë themelues dhe bashkëpunëtor i disa organizatave studentore në Francë, Erasmus Student Network Reims (ESN Reims), Promo 3E, Association des Etudiants Spécialistes de l'Europe Centrale et Orientale (AESECO), dhe deri në prill 2021 ka qenë nënkryetar i Qendrës Kulturore të Kosovës në Paris (QKKP), si dhe anëtar i bordit të Global Albanian Foundation (GAF). Bardhyli flet gjuhën frenge dhe atë angleze, si dhe ka nivel bazik të gjuhës italiane.
Blerton Vehapi
Asistent i Zëvendësministrit, z. Bardhyl Dobra
Tel: +383(0) 200 60 005
Mobile: +383(0) 45 800 993
E-mail: blerton.vehapi@rks-gov.net
Rea Krasniqi
Asistente e Zëvendësministrit, z. Bardhyl Dobra
Tel: +383(0) 200 60 005
E-mail: rea.krasniqi@rks-gov.net