Parashtrimi i kërkesave për fitim dhe ri-fitimi të shtetësisë bëhet personalisht pranë administratës komunale në territorin e të cilës parashtruesi e ka vendbanimin. (Shtojca 1 Gjendet në Zyrën e Gjendjes Civile).
Në rast se parashtruesi e ka vendbanimin jashtë Republikës së Kosovës, kërkesa mund t’i parashtrohet përfaqësisë më të afërt diplomatike, apo konsullore të Republikës së Kosovës në Gjermani (Berlin, Hamburg, Düsseldorf, Frankfurt, München dhe Stuttgart).
• Dokumentet e nevojshme për rifitimin e shtetësisë së Kosovës për personat e moshës madhore janë:
1. Certifikata e lindjes;
2. Kopja e dokumenteve të identifikimit të parashtruesit të kërkesës;
3. Dëshmia nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe nga Zyra Komunale e Tatimit në Pronë mbi përmbushjen e obligimeve tatimore;
4. Dëshmia që nuk ka dosje penale (e lëshuar nga Policia e Kosovës), dëshmia që nuk është duke u zhvilluar procedurë penale dhe nuk është i dënuar për vepra penale (e lëshuar nga gjykata kompetente e Republikës së Kosovës), si dhe nga organi kompetent i shtetit të huaj, shtetas i të cilit është parashtruesi i kërkesës dhe shtetit në të cilin ka pasur vendbanimin e fundit, jo më e vjetër se 6 muaj;
5.Dëshmia se posedon mjete të mjaftueshme materiale për të siguruar jetesën e vet dhe të personave për mbajtjen e të cilëve është përgjegjës, pa shfrytëzuar skemat sociale;(Dokumenti lëshohet nga Qendra per Pune Sociale (QSP) ne komunën përkatëse);
6. Deklarata nën betim me shkrim me të cilën pranon rendin kushtetues dhe juridik të Republikës së Kosovës sipas shtojcës 3 (Gjendet ne Zyrën e Gjendjes Civile apo përfaqësinë diplomatik dhe konsullor).
• Të gjitha dokumentet të cilat i ofron parashtruesi i kërkesës për fitimin e shtetësisë, duhet të jenë të përkthyera në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës.
• Të gjitha dokumentet të cilat i ofron parashtruesi i kërkesës për fitimin e shtetësisë, duhet të jenë të vulosura me vulë apostile apo me vulë verifikuese, duke i përjashtuar dokumentet e shtetasve të shteteve anëtare të BE-së, dhe shtetasit e shteteve të zonës së Shëngen-it, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së.
Vërejtje: Për dokumentacionin që lëshohet nga Republikës e Kosovës dhe shteti Gjemani nuk aplikohen vulat apostile apo verifikues.
• Dokumentet e nevojshme për personat nën moshën 18 vjeçare janë:
1. Certifikata e lindjes;
2. Kopja e dokumentit të identifikimit të vlefshëm me fotografi që duket qartë;
3. Dokumente të vlefshme identifikimi me fotografi për të dy prindërit;
4. Pëlqimi me shkrim i prindërve, i vërtetuar nga noteri;
5. Certifikata nga regjistri i Gjendjes Civile të prindërve ose ndonjë dëshmi tjetër të vlefshme që dëshmon shtetësinë e prindërve;
7. Pëlqimi i fëmijës nga mosha 14 deri në 18 vjet sipas shtojcës 2; (Gjendet në Zyrën e Gjendjes Civile apo përfaqësinë diplomatik dhe konsullor).
• Të gjitha dokumentet të cilat i ofron parashtruesi i kërkesës për fitimin e shtetësisë, duhet të jenë të përkthyera në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës.
• Të gjitha dokumentet të cilat i ofron parashtruesi i kërkesës për fitimin e shtetësisë, duhet të jenë të vulosura me vulë apostile apo me vulë verifikuese, duke i përjashtuar dokumentet e shtetasve të shteteve anëtare të BE-së, dhe shtetasit e shteteve të zonës së Shëngen-it, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së.
• Vërejtje: Për dokumentacionin që lëshohet nga Republika e Kosovës dhe shteti Gjerman nuk aplikohen vulat apostile apo verifikuese.
Afati për Shqyrtimin i kërkesës:
• Ministria e Punëve të Brendshëm, Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion, pas pranimi të kërkesës brenda Afati ligjore prej njëqind e tetëdhjetë (180) ditësh nxjerr vendim.
Udhëzime shtese:
• Në rastet kur Parashtrimi i kërkesave bëhet në zyrën komunale të Gjendjes Civile- vendimi për ri-fitimi të shtetësisë tërhiqet në MPB-Prishtinë.
• Në rastet kur Parashtrimi i kërkesave bëhet në përfaqësisë më të afërt diplomatike, përkatësisht misioneve konsullore të Republikës së Kosovës në Gjermani, vendimi për ri-fitimi të shtetësisë tërhiqet në po të njëjtën përfaqësi diplomatik dhe konsullore.
• Taksa administrative me vendim të ministri është e përcaktuar 00.00
Përfundimi i Procedurës:
• Pas tërheqjes se vendimit palat janë të obliguar të paraqesin vendimin në zyrën e Gjendjes Civile ku parashtruesi e ka vendbanimin apo ne përfaqësinë diplomatike apo konsullatë për të përfunduar procedurën e regjistrimin në regjistrin e shtetasve.