
Të dashur qytetarë
Prishtinë
Nga
data 1 gusht 2022 deri më 30 shtator 2022, do të fillojë organizimi i procesit
për regjistrimin e targave ilegale në ato RKS, në të gjitha Qendrat për
Regjistrimin e Automjeteve. Brenda këtij afati, qytetarët do të kenë mundësinë
që të jenë përfitues të shumë lehtësirave për kthimin e mjeteve të tyre në
targa RKS. Kjo është një mundësi shumë e mirë, që do të ndihmojë në vendosjen e
ligjshmërisë dhe sundimin e ligjit, gjë që qytetarët e shtetit tonë e
dëshirojnë pa dallim. Për çdo informacion shtesë ju lutem të na kontaktoni
përmes: zip-mpb@rks-gov.net