Shefja e Kabinetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, znj. Jeta Tela, mori pjesë në konferencën “Social Cohesion in Divided Societies”, e organizuar nga Konsorciumi Syri i Vizionit, EDUTASK dhe OJQ AKTIV, mbështetur nga GCERF-Global Community Engagement and Resilience Fund, theksoi rëndësinë e ndërtimit të besimit ndërmjet komuniteteve, forcimit të bashkëpunimit institucional dhe përfshirjes së barabartë të të gjithë qytetarëve në jetën shoqërore.