Mbahet takimi i Këshillit Shtetëror për Siguri Kibernetike

Prishtinë

Këshilli Shtetëror për Siguri Kibernetike, i udhëhequr nga Koordinatori Nacional për Siguri Kibernetike, njëherit zëvendësministër në detyrë i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Zafir Berisha mbajtën takimin e radhës, ku u diskutua gjendja e sigurisë kibernetike në Republikën e Kosovës, pas raportimeve të fundit për sulme kibernetike.

Pas diskutimeve të zhvilluara ndërmjet anëtarëve të Këshillit, u vlerësua se përkundër sfidave në parandalimin e sulmeve kibernetike, Republika e Kosovës ka zhvilluar kapacitete profesionale për parandalimin e sulmeve kibernetike.

“I sigurojmë qytetarët e Republikës së Kosovës se nuk ka arsye për shqetësim pasi që të gjitha mekanizmat institucional janë duke trajtuar çdo kërcenim. Ju siguroj që sistemet shtetërore me të dhënat e qytetarëve dhe institucioneve janë të sigurta”, theksoi zëvendësministri Berisha.

Këshilli Shtetëror për Siguri Kibernetike i fton të gjithë qytetarët, bizneset dhe institucionet që të raportojnë çdo kërcenim eventual që vërejnë brenda sistemeve të tyre.



Skedarët për shkarkim