Njoftim për media

Prishtinë

Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia e Regjistrimit Civil, fillon lëshimin e vulës apostile dhe verifikuese edhe në Komunën e Pejës.  

Me këtë rast ju njoftojmë se prezent në këtë ceremoni do të jetë edhe ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu.  

Ceremonia  do të mbahet  sot, me datën 26.10.2020, nga ora 11:00, në Qendrën për Pajisje me Dokumente në  Komunën e Pejës.  

Ftojmë mediat të marrin pjesë në këtë aktivitet, duke respektuar masat mbrojtëse nga COVID-19, përfshirë maskat dhe distancën.


Skedarët për shkarkim