U mbajt takimi Koordinues për Integrimin e Refugjatëve
Prishtinë
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Yildiray Bayrami, njëherësh Koordinator Nacional për Migrim, ka marr pjesë në Takimin Koordinues për Integrimin e Refugjatëve.
Në këtë takim u diskutua për nevojat e identifikimit dhe për mbështetjen e zbatimit të Rregullores për Integrimin e të Huajve në Kosovë.
Gjatë këtij takimi, z. Bayrami theksoi se Integrimi i të huajve është njëra ndër prioritet e Qeverisë së Republikës se Kosovës.Në fund të takimit zëvendësministri Bayrami falënderoi UNHCR-in për bashkëpunimin dhe për mbështetjen në zhvillimin e tërë procesit për mbrojtjen e refugjateve, GIZ-in dhe organizatat e tjerë, që me përkushtimin dhe angazhimin e tyre po e bëjnë më të lehtë tejkalimin e sfidave në fushën e Migrimit.