U mbajt Konferenca ndërkombëtare për Siguri Kibernetike e organizuar nga MPB dhe UNDP

Prishtinë

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Zafir Berisha, njëherësh Koordinator Nacional për Siguri Kibernetike, ka marr pjesë në konferencën ndërkombëtare për Siguri Kibernetike të organizuar nga MPB dhe UNDP.

Gjatë kësaj konference z. Berisha, theksoi se krahasuar më vendet e rajonit, Republika e Kosovës e ka shpërndarjen më të madhe të internetit. Ai theksoi  se aktualisht është̈ duke u punuar Strategjia e re për siguri kibernetike dhe Plani i Veprimit për periudhën vijuese.

Në këtë konferencë  zëvendësministri Berisha tha se Republika e Kosovës, ka aprovuar Ligjin për infrastrukturën kritike. Qëllimi i këtij Ligji është̈ për të ruajtur dhe mbrojtur infrastrukturën kritike kombëtare dhe evropiane, për të mbrojtur qytetarët e Republikës së Kosovës, parandaluar incidentet dhe minimizuar dëmin potencial për infrastrukturën kritike, pasurinë̈ e përgjithshme, humbjet ekonomike dhe sociale.

Koordinatori Nacional  për Siguri Kibernetike, tha se Ministria e Punëve të Brendshme, është̈ duke hartuar projektligjin për siguri kibernetike, ku qëllimi i këtij Ligji do të jetë që të përcaktojë parimet e sigurisë̈ kibernetike, parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetik në Republikën e Kosovës kundër çdo kërcënimi apo sulmi, si dhe themelimin e Autoritetin Shtetëror për Siguri Kibernetike.

Në këtë konferencë u tha se Republika e Kosovës është̈ zotuar të promovojë stabilitetin dhe sigurinë̈, jo vetëm brenda vendit, por edhe të jetë kontribuese e rëndësishme ndaj sigurisë̈ së rajonit dhe më gjerë.