
Ministri Sveçla priti në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë Sabri Tunç Angili
Prishtinë
Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, ka pritur sot në takim mikpritës ambasadorin e Turqisë në Republikën e Kosovës, z. Sabri Tunç Angili.
Me këtë rast, ministri Sveçla e njoftoi Ambasadorin Angili për prioritet e Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Gjatë këtij takimi ministri Sveçla e njoftoi ambasadorin edhe për reformat në të cilat është duke kaluar Ministria e Punëve të Brendshme.
Ministri Sveçla vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë Turqia në fuqizimin e kapaciteteve të institucioneve tona të sigurisë, me theks të veçantë për Policinë e Kosovës.
Ambasadori Angili e falënderoi ministrin Sveçla për mikpritjen dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në mes Republikës Turqisë dhe Republikës së Kosovës.