“Nënshkruaj betimin, shpëto jetë”

Me rastin e “Javës së Sigurisë̈ Rrugore, ministri i Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu së bashku me ministrin e Infrastrukturës, z. Arban Abrashi dhe drejtorin e Policisë së Kosovës, z. Rashit Qalaj, kanë nënshkruar betimin nshkruaj betimin, shpëto jetë i cili ka përllim ta përçojë këtë mesazh te pjesëmarrësit në komunikacion.

 

Ministri Veliu e vlerësoi lartë këtë nismë për rritjen e sigurisë në komunikacion, për faktin se çdo vit ka humbje të dhjetëra jetëve të qytetarëve, si pasojë e moskujdesit të atyre që ngasin automjete.

 

Ministri Veli tha se përmes këtij akti do ta tërheqim vëmendjen e secilit prej nesh, në mënyrë që të tregohemi të vëmendshëm, të respektojmë rregullat në komunikacion që të ndikojmë në shpëtimin e jetëve të njerëzve.

 

Në fund të kësaj ceremonie ministri Veliu premtoi se do të bëjë përpjekje maksimale që premtimin ta mbajë, në bazë të marrëveshjes që sot kanë nënshkruar.