Njoftim për media

 

Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia e Regjistrimit Civil, njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19,  nga data 9 Korrik 2020, shërbimet për vula apostile/verifikuese, përveç qendrës së Prishtinës do ti ofroj  edhe në komunat Prizren dhe Mitrovicë, në zyrat e Qendrave për Pajisje me Dokumente. 

Lusim të gjithë qytetarët të cilët kërkojnë që të marrin shërbime për vula apostile/verifikuese  të drejtohen  edhe në  komunat Prizren dhe Mitrovicë.  

Shpresojmë në mirëkuptimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës!


Skedarët për shkarkim