Reagim i Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme ndaj shkrimit të Isajderi.org, me titull: ” Skandali i Sekretares së Xhelala Sveçles – si kërkuan gjermanët MPB-së të kthehen parat e granatit për riintegrim”

Prishtinë

Reagimi i plotë i Sekretares së MPB-s, znj. Fahrije Tërnava-Sheremeti;

 

Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik, si reagim ndaj shkrimit tendencioz të publikuar dje më datë 13.06.2022 sqaroj se:

 

Raporti i auditimit të cilit i referohet Isajderi.org në këtë shkrim nuk ka asnjë ndërlidhje me donacionin e GIZ-it, apo me temën për të cilën portali tenton ta ndërlidhë qëllimshëm, duke publikuar të pavërteta, duke devijuar e komentuar informatat e pranuara nga MPB dhe GIZ lidhur me këtë temë.

 

Po ashtu, deklarata e Isajderi.org se: “Gazeta ka kontaktuar edhe sekretareshën Fahrije Tërnava - Sheremeti lidhur me rastin, por e njëjta deri në publikimin e tekstit nuk ka kthyer përgjigje” është e pavërtetë sepse Isajderi përveç që ka pranuar përgjigjet nga MPB ( përmes Divizionit për Komunikim me Publikun të MPB-së) ka pranuar edhe ftesë për qasje në dokumente publike për t’ia sqaruar këto pretendime, që çuditërisht edhe përkundër ftesës për qasje në dokumente publike, ka zgjedhur të publikojë informata të pasakta dhe të pakonfirmuara.

 

Menaxhimi i mirë i financave dhe shpenzimi i parasë publike, i Qeverisë së Republikës së Kosovës, apo nga donatoret,  ka qenë  dhe mbetet njëra ndër prioritetet e punës sime të përditshme dhe nuk do të ndalem në misionin tim në parandalimin e luftimin e keqpërdorimeve, para asnjë sfide që do të tentojë të pengojë rrugën time të drejtë dhe ligjore.

 

Si rezultat i punës sime profesionale por dhe falë bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtar, përfshirë GIZ-in,  kam arritur në ndërtimin dhe funksionalizimin e sistemit ligjor të menaxhimit të shërbimeve të buxhetit në Departamentin e Ri-integrimit të MPB-së, të cilin e kam udhëhequr për 8 vite, duke e kthyer Departamentin në njërin nga Departamentet më të suksesshme në kuadër të Qeverisë së RKS, e cila  ka rezultuar edhe me mbështetjen nga donatorët në mbështetjen e procesit të ri integrimit, përfshirë donacionet nga GIZ.

 

Andaj, çdo tendencë për interpretimin e suksesit si “skandal”, dhe çdo tendence e njollosjes së integritetit tim personal e profesional është e papranueshme dhe do ta luftojë me çdo mjet ligjor.

 

Në këtë rast, i bëjë ftesë publike Prokurorisë së Shtetit që të hetojnë pretendimet e këtij shkrimi.

 

Po ashtu mbetemi të hapur për Insajderi.org dhe ju bëjmë thirrje publike që të kërkojnë qasje në dokumentacionin rreth të cilëve janë ngritur këto pretendime, e që janë krejtësisht të pa vërteta.

 

Transparenca e Informimi i drejtë i opinionit publik janë obligim ligjor i secilit prej nesh!

 

 

 


Skedarët për shkarkim