Ministri Sveçla priti në takim homologun e tij nga Shqipëria, Bledi Çuçi

Prishtinë

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla ka pritur në takim Ministrin e Brendshëm të Republikës së Shqipërisë, z. Bledar Çuçi, me të cilin diskutuan për bashkëpunimin mes dy ministrive, me theks të veçantë për thellimin e bashkëpunimit policor.

Të dy ministrat vlerësuan lartë bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve, bashkëpunim ky që përveç raporteve miqësore, vë theksin e koordinimit dhe bashkëpunimit në luftimin e krimit ndërkufitarë, trafikimit, krimit të organizuar e migrimit të paligjshëm.

Në këtë takim u diskutua edhe mbi zbatueshmërinë e marrëveshjeve që janë nënshkruar deri më tani, si dhe për marrëveshjet që pritet të nënshkruhen ditëve në vijim.

Të dy ministrat u shprehën të gatshëm që të mbështesin njëri tjetrin në iniciativa që kanë për qëllim krijimin e një ambienti sa më të qetë dhe të sigurt për qytetarët e dy vendeve.