Lajmet


MINISTRI NË DETYRË MAHIR YAGCILAR IA DORËZOI DETYRËN MINISTRIT AGIM VELIU


Prishtinë 05/02/2020


Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u organizua ceremonia e pranim dorëzimit të detyrës, ndërmjet ministrit në detyrë, Mahir Yagcilar dhe ministrit të MPB-së, Agim Veliut. Siç është e njohur tashmë, Ministria e Administratës Publike, me ndryshimet e reja të Qeverisë së Re, do të jetë pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në këtë ceremoni zyrtare, ministri në detyrë, Mahir Yagcilar, njoftoi ministrin Veliu, për punën, angazhimin e bërë deri tash në MAP, si në planin e reformës në administratën publike, ashtu edhe në sferën e inxhinierisë, teknologjisë informative, të trajnimeve dhe në sferat tjera, pa harruar edhe vështirësitë me të cilat u ballafaqua ky institucion i lartë gjatë realizimit të objektivave me përparësi për Qeverinë dhe Ministrinë.

Copyright © 2023.