“Përbërja e shërbimit civil pasqyron shumëllojshmërinë e popullit të Republikës së Kosovës, duke marrë në konsideratë parimet e barazisë gjinore, të njohura ndërkombëtarisht”
Bazuar në Ligji Nr. 03/l-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, shërbimi civil në Republikën e Kosovë është i tërë trupi i personelit administrativ i punësuar në institucionet e administratës qendrore dhe lokale, të cilët zbatojnë politikat dhe sigurojnë respektimin e rregullave dhe procedurave përkatëse në administratën publike dhe njeherit është ofruesi kryesor i shërbimeve për qytetarët, bizneset dhe vetë administratën publike. MAP, gjegjësisht Departamenti i Administrimit te Shërbimit Civil ka marruar për sipër angazhimin e plotë në krijimin e një shërbimi civil të qëndrueshëm, të motivuar dhe mbi të gjitha profesional për t’u bërë ballë sfidave zhvilluese dhe integruese të vendit.Bazuar ne ketë, meritokracia ne Shërbimin Civil mbetet një domosdoshmëri për zhvillimin e një administratë publike te qëndrueshme mbi bazat e integritetit moral dhe paanësisë politike.
Jemi me se te vetëdijshëm se proceset reformuese përbejnë një rruge te gjatë e të vështirë dhe kjo nuk paraqet arsye për t’u zmbrapsur por na mobilizon që te përkushtohemi edhe me shumë ne përmbushjen e agjendës evropiane.
Sigurojmë qytetaret e Republikës së Kosovës se komunikimi dhe transparenca do të jenë dy shtyllat kryesore në të cilat do të mbështet DASHC, ku nëpërmes kësaj faqeje do mund të informoheni me gjerësisht në disa fusha. Si; dokumentet strategjike dhe ato ligjore mbi të cilat bazohet puna në shërbimin civil; raportet vjetor, metodologjinë dhe katalogun e pozitave në sherbimin civil, pytesorin me pyetje e pergjigje të shumfishta në sherbimin civil, planin e përgjithshem te personelit për vendet e lira të çdo viti aktual, listen me te dhenat bazike për menaxheret e burimeve njerezore për të gjitha institiucionet e shërbimit civil, linkun e publikimeve të konkurseve dhe menyren e aplikimit përmes SIMBNJ – portalin e punësimit.