BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME DHE ADMINISTRATËS PUBLIKE
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
VENDIMET E GRUPIT NDËR-INSTITUCIONAL PËR MENAXHIMIN E INCIDENTËVE
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
APLIKIMI PËR LEJE QENDRIM PËR TË HUAJT
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
26.03.2020
U.d. ministri i MPBAP-së, z. Xhelal Sveçla priti në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, z. Philip S. Kosnett

Z. Xhelal Sveçla ka pritur sot në zyrat e MPBAP-së Shkëlqesinë e Tij z. Philip S. Kosnett, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për një takim njoftues.  
Me këtë rast Sveçla falënderoi ambasadorin Kosnett për përkrahjen e vazhdueshme që kanë dhënë SHBA-të në fuqizimin e MPBAP-së dhe kërkoi që kjo përkrahje, reflektim i aleancës së shkëlqyer mes vendeve tona, të vazhdojë edhe në të ardhmen. 
Z. Sveçla e njoftoi ambasadorin Kosnett për masat parandaluese që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës për përballimin e situatës të shkaktuar nga pandemia COVID-19. 
 Ambasadori gjithashtu u njoftua për dinamikën dhe ritmin e punës dhe vendimet që janë marrë prej se ka marrë pozitën e u.d. ministrit në detyrë.

Z. Sveçla i tregoi ambasadorit Kosnett se në kuadër të kompetencave të tij, ai ka marrë vendim dhe ka aktivizuar Planin e Reagimit Kombëtar, i cili tashmë është duke funksionuar dhe ku janë të përfshira të gjitha institucionet relevante në Kosovë. 


 Z. Kosnett shprehu mirënjohje për angazhimin e treguar nga Policia e Kosovës dhe reaguesit e tjerë të parë në trajtimin e pandemisë që ka përfshirë Kosovën, duke shprehur edhe një herë gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për bashkëpunim, ndihmë dhe mbështetje, me qëllim të zhvillimit të Republikës të Kosovës. 
Gjatë kësaj vizite, ambasadori Kosnett ka vizituar edhe Qendrën Operative të grupit Ndër-Institucional për Menaxhimin e Incidenteve (GNMI), si dhe Qendrën Kombëtare të Menaxhimit te Kufijve (QKMK), të cilat gjenden në objektin e Ministrisë së Punëve te Brendshme dhe Administratës Publike.


Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Xhelal Sveçla - U.D Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike
Kalendari i takimeve
prill 2020
HMMEPShD
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930123
45678910
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
SHËRBIMET PRIVATE TË SIGURISË
PËR FLUTURIMIN E TË RIATDHESUARVE KONTAKTONI MPB-NË
SHIKO, RAPORTO, NDALO TRAFIKIMIN
MARRI  
PLATFORMA E KONSULTIMËVE PUBLIKE
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën