BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME DHE ADMINISTRATËS PUBLIKE
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
VENDIMET E GRUPIT NDËR-INSTITUCIONAL PËR MENAXHIMIN E INCIDENTËVE
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
APLIKIMI PËR LEJE QENDRIM PËR TË HUAJT
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
22.03.2020
MPBAP përkrahë bizneset me qëllim të përballimit të krizës nga pandemia COVID-19

Prishtinë, 22 mars      

Grupit Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve (GNMI) ka mbajtur një takim me përfaqësuesit nga Oda Afariste e Kosovës, Klubi i Prodhuesve, Oda Ekonomike, Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës.

Temë diskutimi në këtë takim ishte përkrahja e sektorit të biznesit kosovar gjatë kohës që po përballemi me krizën e shkaktuar pandemia e virusit COVID-19.

Zyrtarët e GNMI-se njëherësh edhe ministra në Qeverinë e Republikës së Kosovës theksuan se përkundër faktit që vendi po përballet me krizën shëndetësore, Qeveria është duke punuar në drejtim të duhur, me qëllim të ruajtjes së bizneseve dhe ekonomisë se vendit.

Në të njëjtën kohë, ata u njoftuan edhe për arsyeshmërinë e masave që Qeveria e Republikës së Kosovës i ka marrë me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit.

Me këtë rast, u bë e ditur se në ditët në vijim do të merren masa shtesë, në përkrahje të bizneseve, me qëllim që të minimizohen dëmtimet ekonomike, që mund të pasojnë pas kësaj situate.

Në këtë takim, u kërkua mirëkuptim nga komuniteti i biznesit dhe të punohet në partneritet me Qeverinë e Republikës së Kosovës, që bashkërisht të kalohet kjo krizë.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e komunitetit të biznesit në Republikën e Kosovës, kërkuan nga organet qeveritare që të merren masa konkrete në mënyrë që të ndihmohen bizneset, e me këtë edhe qytetarët. Ata kërkuan të krijohen lehtësira konkrete për bizneset private në vend, me qëllim të përballimit të kësaj krize.

Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Xhelal Sveçla - U.D Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike
Kalendari i takimeve
prill 2020
HMMEPShD
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930123
45678910
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
SHËRBIMET PRIVATE TË SIGURISË
PËR FLUTURIMIN E TË RIATDHESUARVE KONTAKTONI MPB-NË
SHIKO, RAPORTO, NDALO TRAFIKIMIN
MARRI  
PLATFORMA E KONSULTIMËVE PUBLIKE
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën