BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME DHE ADMINISTRATËS PUBLIKE
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
APLIKIMI PËR LEJE QENDRIM PËR TË HUAJT
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
12.02.2020
U mbajt takimi me përfaqësuesit e ambasadave të huaja në Kosovë dhe organizatave ndërkombëtare të fushës së migrimit

Prishtinë, 12 shkurt     

U mbajt takimi me përfaqësuesit e ambasadave të huaja në Kosovë dhe organizatave ndërkombëtare të fushës së migrimit

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Departamenti për Shtetësi Azil dhe Migracion(DSHAM), mbajti takimin e rregullt me përfaqësuesit e ambasadave të shteteve të BE-së, të akredituara në Kosovë, Zyrës së BE-se ,ICITAP-it Amerikan  dhe me organizata ndërkombëtare që merren me çështjet e migrimit si UNHCR dhe IOM

Drejtori i DSHAM-it, z. Valon Krasniqi, theksoi se ky është takimi i rregullt me qëllim të prezantimit të të dhënave sa i përket menaxhimit të migrimit. Ai falënderoi të gjithë të pranishmit për mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë për MPB-në në menaxhimin e migrimit.

Në këtë takim Krasniqi vuri në dukje planet konkrete që ka MPB në realizmin e aktiviteteve që kanë të bëjmë kryesisht në menaxhimin e fluksit eventual të migrantëve dhe ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës për tu përballur me të gjitha sfidat që dalin nga ky proces. Posaçërisht për faktin se vitin e kaluar dhe këtë vit ka një rritje të konsiderueshme të migrantëve dhe azilkërkuesve në vendin tonë.

Në këtë takim u prezantuan të dhënat në fushën e migrimit dhe azilit për vitin 2019, aktivitetet e Policisë së Kosovës në parandalimin e migrimit jo të rregullt dhe bashkëpunimit rajonal policor në këtë fushë, procesin e riintegrimit të personave të riatdhesuar, sistemit të vizave etj. Gjithashtu u prezantuan edhe zhvillimet e fundit të këtij viti sa i përket migrimit.

Gjatë takimit u diskutua poashtu  për metodat që ndjekin shtetet e ndryshme të BE-së, sa i përket lëvizjeve migratore dhe qasjen  që kanë pasur institucionet e Kosovës duke ndjekur me përpikëri praktikat evropiane dhe ndërkombëtare për trajtimin e migratëve. Kosova vazhdon të mbetet partner me shtetet e BE-së dhe në kuadër të aktiviteteve strategjike do të vazhdohet që të përmirësohen pikat e ndjeshme që janë hasur gjatë viteve të shkuara.

Të pranishmit në këtë takim, shprehën falënderimet e tyre për bashkëpunimin me autoritetet e Kosovës në fushën e migrimit, për profesionalizmin e treguar dhe për qasjen proaktive që ka Kosova në menaxhimin efikas të migrimit. Gjithashtu ata shprehen përkushtimin e tyre për të vazhduar këtë bashkëpunim dhe mbështetjen për  Kosovën në menaxhimin sa më të mirë të migrimit.

Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Agim Veliu - Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike
Kalendari i takimeve
shkurt 2020
HMMEPShD
272829303112
3456789
10111213141516
17181920212223
2425262728291
2345678
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
SHËRBIMET PRIVATE TË SIGURISË
PËR FLUTURIMIN E TË RIATDHESUARVE KONTAKTONI MPB-NË
SHIKO, RAPORTO, NDALO TRAFIKIMIN
MARRI  
PLATFORMA E KONSULTIMËVE PUBLIKE
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën