BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME DHE ADMINISTRATËS PUBLIKE
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
APLIKIMI PËR LEJE QENDRIM PËR TË HUAJT
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
13.12.2019
Ministri Mustafa po merr pjesë në Forumin e Qëndrueshmërisë së Ballkanit Perëndimor

Ministri Mustafa ishte panelist së bashku me ministrat e Brendshëm të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut si dhe zëvendësministren e Brendshme të Shqipërisë.

Me këtë rast, ministri Mustafa prezantoi të arriturat e Qeverisë së Republikës së Kosovës në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, duke iu referuar të arriturave në kornizën strategjike, ligjore dhe aspektet operacionale. 

“Me mbështetjen e të gjithë institucioneve qeveritare dhe jo-qeveritare kemi hartuar Strategjinë për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që Shpie në Terrorizëm, duke qenë shteti i parë në rajon që ka hartuar një strategji të tillë. Përmes kësaj strategjie, kemi krijuar mekanizma dhe politika në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm si dhe programe për de-radikalizmin e personave të radikalizuar, duke përfshirë edhe Qendrat Korrektuese”.

Në këtë forum u vlerësua hapi i guximshëm i Qeverisë së Kosovës në kthimin e qytetarëve nga Siria dhe u kërkua që edhe shtetet tjera të ndjekin praktikën e Kosovës.

Më tutje, programet e de-radikalizmit dhe ri-integrimit u vlerësuan si përvoja mjaft të mira dhe që janë shembull i mirë për tu ndjekur nga shtetet tjera.

Më tutje, ministri Mustafa theksoi se procesi i kthimit të qytetarëve nga zonat e konfliktit ishte një përvoje e re dhe nuk kishte praktika ndërkombëtare nga cilat mund të mësonim. Mirëpo, ai u shpreh se i gjithë procesi është zhvilluar pa ndonjë problem. 

“Pas përfundimit të procesit kemi vlerësuar gjithë ecurinë dhe ekspertët tanë tashmë janë duke ofruar praktikat dhe mësimet e nxjerra nga kjo përvojë edhe tek shtetet tjera.  Ne jemi të hapur që të ofrojmë mbështetjen tonë jo vetëm tek shtetet e rajonit por për të gjitha shtetet të cilat planifikojmë që të kthejnë qytetarët e tyre”, tha ministri Mustafa duke shtruar se gjithashtu me rëndësi është që të mbahen vazhdimisht trajnime për të forcuar kapacitetet institucionale të cilat janë të përfshirë në procesin e ri-integrimit dhe rehabilitimit.


 

Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Agim Veliu - Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike
Kalendari i takimeve
shkurt 2020
HMMEPShD
272829303112
3456789
10111213141516
17181920212223
2425262728291
2345678
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
SHËRBIMET PRIVATE TË SIGURISË
PËR FLUTURIMIN E TË RIATDHESUARVE KONTAKTONI MPB-NË
SHIKO, RAPORTO, NDALO TRAFIKIMIN
MARRI  
PLATFORMA E KONSULTIMËVE PUBLIKE
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën