BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
APLIKIMI PËR LEJE QENDRIM PËR TË HUAJT
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
08.11.2019
Ministri Mustafa po merr pjesë në Forumin e Salzburgut

Prishtinë, 8 nëntor

Ministri Mustafa po merr pjesë në Forumin e Salzburgut

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Ekrem Mustafa mori pjesë në ministerialin e Salzburgut, i cili po zhvillohet në Vjenë të Austrisë. Në ministerial përfaqësohen vendet anëtare të Forumit të Salzburgut dhe vendet mike, mes tyre Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina.

Në këtë Forum u diskutuan çështja e migrimit të paligjshëm, kontrolli kufitar, lufta kundër kontrabandimit me migrant dhe çështjet tjera të sigurisë.

Në këtë takim i cili po udhëhiqet nga ministri i Brendshëm i Austrisë, z. Wolfgang Peschorn, ministri Mustafa theksoi nevojën e bashkëpunimit në mes të shteteve të Ballkanit Perëndimor, vendeve të origjinës së migrantëve, si dhe në nivel të Bashkimit Evropian.

Ministri Mustafa njoftoi shtetet pjesëmarrëse me veprimet që janë ndërmarrë në menaxhimin e fluksit të migrantëve, si dhe veprimet e policisë në luftimin e kontrabandimit me migrantë.

Gjatë konferencës ministri Mustafa u përball disa herë me përfaqësuesen serbe të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila duke përdorë mentalitetin e regjimit të Millosheviqit, u mundua të paraqesë fëmijët kosovarë të kthyer së fundmi nga Siria si terroristë dhe të rrezikshëm për rajonin e Evropën.

Ministri Mustafa kërkoi nga përfaqësuesja serbe që të përmbahet nga deklarata të pavërteta, që nxisin urrejtje dhe të mos përzihet në punët e brendshme të Republikës së Kosovës.   

Përfaqësuesja serbe mbeti e vetmuar në përpjekjet e saja të dështuara për shfaqur të pavërteta të tjera, pasi që nuk iu dha më fjala dhe nuk mori asnjë përkrahje nga të pranishmit.

Ministri Mustafa i njoftoi të pranishmit se kthimi i 110 shtetasve nga Siria, prej tyre 74 fëmijë dhe 32 gra, ka vendosur një standard të ri dhe me këtë Republika e Kosovës ka treguar përkushtim e saj në marrjen e përgjegjësive shtetërore. Ai gjithashtu theksoi se për këtë operacion Republika e Kosovës është vlerësuar lartë nga SHBA-të, Bashkimi Evropian dhe organizatat ndërkombëtare.

Forumi i Salzburgut është një partneritet i Sigurisë së Evropës Qendrore të Austrisë, Bullgarisë, Kroacisë, Republikës Çeke, Hungarisë, Polonisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë.

Në këtë Forum, shtetet anëtare bashkëpunojnë në fushat e bashkëpunimit policor, migracionit të paligjshëm, mbrojtjen e dëshmitarëve, luftën kundër drogës, sigurinë në trafik dhe fusha të tjera të sigurisë së brendshme. Ata gjithashtu përqendrohen në koordinimin e pozicioneve dhe avancimin e interesave të përbashkëta në Bashkimin Evropian në fushën e sigurisë së brendshme.

Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Ekrem Mustafa - Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme
Kalendari i takimeve
dhjetor 2019
HMMEPShD
2526272829301
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
303112345
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
SHËRBIMET PRIVATE TË SIGURISË
PËR FLUTURIMIN E TË RIATDHESUARVE KONTAKTONI MPB-NË
SHIKO, RAPORTO, NDALO TRAFIKIMIN
MARRI  
PLATFORMA E KONSULTIMËVE PUBLIKE
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën