BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
APLIKIMI PËR LEJE QENDRIM PËR TË HUAJT
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
31.10.2019
Ministri Mustafa nënshkroi në Bruksel Marrëveshjen për zbatim të Planit të Përbashkët të Veprimit Kundër Terrorizmit për Ballkanin Perëndimor

Prishtinë, 31 tetor   

Ministri në detyrë i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Ekrem Mustafa, qëndroi në një vizitë zyrtare në Bruksel. Në kuadër të kësaj vizite ministri ka nënshkruar Marrëveshjen për zbatimin e Planit të Përbashkët të Veprimit Kundër Terrorizmit për Ballkanin Perëndimor ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian.

Ministri në detyrë z. Mustafa falënderoj Komisionerin Avramopoulos për mbështetjen e tij të vazhdueshme në proceset integruese të Republikës së Kosovës dhe në forcimin e kapaciteteve në fushën e sundimit të ligjit. Ministri theksoi se Kosova si anëtare e Koalicionit Global kundër ISIS por edhe duke u bazuar në obligimet nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, është treguar partnere e besueshme e Bashkimit Evropian në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Më tutje, z. Mustafa e njoftoi Komisionerin Avramopoulos rreth zbatimit të programeve të deradikalizimit dhe riintegrimit të personave të kthyer nga zonat e konfliktit.

Komisioneri Avramopoulos përgëzoi Qeverinë e Republikës së Kosovës për veprimin e guximshëm të treguar me rastin e kthimit të qytetarëve nga zonat e konfliktit dhe inkurajoi institucionet që të vazhdojnë me punën profesionale dhe zbatimin e Planit të Përbashkët.

Marrëveshja e nënshkruar sot buron nga Plani i Përbashkët të Veprimit Kundër Terrorizmit për Ballkanin Perëndimor i nënshkruar nga Ministrat e Brendshëm të Ballkanit Perëndimor me 5 tetor 2018 në Tiranë. Në këtë marrëveshje parashihen pesë objektiva dhe aktivitete specifike që do realizohen në vitin 2019 dhe 2020 në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. 

Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Ekrem Mustafa - Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme
Kalendari i takimeve
dhjetor 2019
HMMEPShD
2526272829301
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
303112345
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
SHËRBIMET PRIVATE TË SIGURISË
PËR FLUTURIMIN E TË RIATDHESUARVE KONTAKTONI MPB-NË
SHIKO, RAPORTO, NDALO TRAFIKIMIN
MARRI  
PLATFORMA E KONSULTIMËVE PUBLIKE
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën