BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
APLIKIMI PËR LEJE QENDRIM PËR TË HUAJT
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
04.07.2019
Ministri Mustafa po merr pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Poznan të Polonisë

Ministri Mustafa po merr pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Poznan të Polonisë

Prishtinë, 4 korrik

Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, z. Ekrem Mustafa po merr pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor i cili po mbahet në Poznan të Polonisë ku pjesëmarrëse janë shtetet e Procesit të Berlinit.

Në sesionin e parë, Ministrat e Brendshëm diskutuan mbi lidhjen mes migrimit të paligjshëm dhe aktiviteteve të krimit të organizuar. Ministri Mustafa potencoi se Republika e Kosovës ka mjaft të konsoliduar legjislacionin në këtë drejtim.

“Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës dhe agjencitë që veprojnë nën autoritetin e saj, mbeten të përkushtuar ne vazhdimësi ne luftën ndaj te gjitha llojeve te krimit te organizuar duke dhënë kontributin e sajë edhe ne luftimin e krimit trans-kufitar”, – tha Mustafa.

Në sesionin e dytë i cili iu kushtua iniciativës frango-gjermane për zvogëlimin e numrit të armëve të lehta dhe të mesme në Ballkanin Perëndimor, Ministri Mustafa vuri re se Kosova gjatë viteve të fundit ka arritur progres në fushën e kontrollit të armëve të vogla dhe të lehta, ndërsa që nga viti 2008 është duke u implementuar strategjia dhe plani  i veprimit për Armët e Vogla dhe të Lehta, e cila është ne përputhje me Udhërrëfyesin Rajonal dhe në frymë me obligimet e  përbashkëta rajonale dhe ndërkombëtare.

Duke folur për luftimin e korrupsionit, për të cilin u bë fjalë në sesionin e tretë të takimit të Ministrave të MPB-së, Ministri Mustafa përmendi faktin se Qeveria e Kosovës ka miratuar “Strategjinë e re Kundër Korrupsionit dhe Plani i veprimit  2018-2022”.

Ministri Mustafa u shpreh se mos anëtarësimi i Kosovës në të gjitha mekanizmat e sigurisë, po paraqet jo rrallë vështirësi për autoritetet e sigurisë në Kosovë. Mustafa u bëri thirrje të gjithë përfaqësuesve prezent që Kosovës t’i hapen dyert e anëtarësimit në të gjitha mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë.

Në këtë samit morën pjesë ministrat e brendshëm të rajonit së bashku me përfaqësues nga Polonia, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Sllovenia, Kroacia dhe Bullgaria. 

Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Ekrem Mustafa - Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme
Kalendari i takimeve
korrik 2019
HMMEPShD
24252627282930
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930311234
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
SHËRBIMET PRIVATE TË SIGURISË
PËR FLUTURIMIN E TË RIATDHESUARVE KONTAKTONI MPB-NË
SHIKO, RAPORTO, NDALO TRAFIKIMIN
MARRI  
PLATFORMA E KONSULTIMËVE PUBLIKE
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën