BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
APLIKIMI PËR LEJE QENDRIM PËR TË HUAJT
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
01.07.2019
Zëvendësministri Shkodra priti në takim një delegacion nga Katari

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Selami Shkodra me bashkëpunëtorë priti sot një delegacion nga Ministria e Brendshme e Shtetit të Katarit i kryesuar nga Kolonel Ali Hassan Kubaisi, drejtor i Departamentit të Krimeve Ekonomike dhe Elektronike.

Në takim u diskutua për gamën e gjerë të fushave në të cilat dy ministritë, respektivisht dy shtetet mund të bashkëpunojnë.

Zëvendësministri Shkodra, para delegacionit mysafir bëri një prezantim të aktiviteteve të cilat zhvillohen nëpër të gjitha agjencitë të cilat veprojnë nën autoritetin e MPB-së.

Gjithashtu, u bisedua për bashkëpunim në shumë fusha, duke nisur nga siguria kibernetike, trajnimi i kuadrove, bashkëpunimi ndërmjet akademive tona të sigurisë, si dhe bashkëpunime tjera kryesisht në luftimin e formave të krimit të organizuar.

Dy delegacionet u pajtuan që hapi i parë i bashkëpunimit konkret ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Katarit të jetë në sigurinë kibernetike.

Bashkëpunimi do të formalizohet me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit në fushën e sigurisë kibernetike.

Në këtë rast, zëvendësministri Shkodra theksoi se Kosova ka mundësi që të përfitojë nga eksperienca që ka shteti i Katarit.

Delegacioni nga Shteti i Katarit vazhdoi vizitën në Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar ku u njoftua nga afër për punën dhe aktivitetin e përditshëm të kësaj qendre, ku u diskutua për mundësinë e ofrimit të përkrahjes në avancimin e QKMK-së.
Në takimin e sotëm, përveç zëvendësministrit Shkodra, MPB-në e Republikës së Kosovës e përfaqësuan z. Mentor Tahiri, Shef i Kabinetit të Ministrit, z. Amir Ahmeti, u.d. i ambasadorit të Kosovës në shtetin e Katarit, znj. Adelina Fazliji nga Kabineti i Ministrit, z. Artan Dreshaj, Drejtor i TI-së në MPB, si dhe z. Edmond Prenaj nga Sekretariati i Strategjive në MPB.

Ndërsa delegacioni i Shtetit të Katarit përbëhej nga Kolonel Ali Hassan Kubaisi, drejtor i Departamentit të Krimeve Ekonomike dhe Elektronike, Kolonel Mohammed Ahin Ali Ahin, drejtor gjeneral i Mbrojtjes Civile, Kapiten Issa Saleh Abdullah Al Khualifi, drejtor gjeneral i Drejtorisë së Sigurisë Publike, toger Saud Mohammed Saud Al Dulaimi nga Instituti Policor për Trajnime dhe toger Khalid Mohammed Al-Sahl nga Departamenti për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

 

Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Ekrem Mustafa - Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme
Kalendari i takimeve
korrik 2019
HMMEPShD
24252627282930
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930311234
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
SHËRBIMET PRIVATE TË SIGURISË
PËR FLUTURIMIN E TË RIATDHESUARVE KONTAKTONI MPB-NË
SHIKO, RAPORTO, NDALO TRAFIKIMIN
MARRI  
PLATFORMA E KONSULTIMËVE PUBLIKE
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën