BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
APLIKIMI PËR LEJE QENDRIM PËR TË HUAJT
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
06.06.2019
Zeka:“Në rast të fluksit të migrantëve ata do të trajtohen sipas standardeve ndërkombëtare dhe ligjeve në Kosovë”

Nr. 31/2019

Zeka:“Në rast të fluksit të migrantëve ata do të trajtohen sipas standardeve ndërkombëtare dhe ligjeve në Kosovë”

Në kuadër të Planit të Reagimit për çështjet e migrimit, sot është mbajtur takimi me donatorë, me qëllim të identifikimit të nevojave për mbështetje dhe për të shkëmbyer përvojat  për menaxhim efikas të këtij procesi.

Takimin e hapi zëvendësministri i Punëve të Brendshme, njëherit Koordinator Kombëtar per Migrim, z. Izmi Zeka, i cili të pranishmëve iu dëshiroi mirëseardhje dhe i falënderoi për pjesëmarrje.

Zëvendësministri Zeka theksoi se autoritetet e Kosovës kanë përcjellë në vazhdimësi zhvillimet dhe lëvizjet e migranteve/refugjateve në Regjion, që nga viti 2015 dhe në vazhdimësi kanë përpiluar dhe përditësuar Planin  e Reagimit, në bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional dhe me organizatat ndërkombëtare në Kosovë.

“E kemi përditësuar Planin e Reagimit, i cili parasheh reagimin dhe koordinimin për daljen në ndihmë dhe përmbushjen e nevojave për 2500 migrantë/refugjatë gjatë të gjitha fazave të ardhjes së tyre në Kosovë. Ky plan përfshinë pritjen, regjistrimin, profilizimin, adresimin e nevojave emergjente të tyre, akomodimin, qasjen në procedurat e azilit etj”, theksoi zëvendësministri Zeka.

Zëvendësministri Zeka theksoi se në bazë të kapaciteteve tona, për të reaguar në rast fluksi, do t’iu ofrohet mbrojtje e gjithmbarshme migranteve/refugjatet dhe do të trajtohen duke respektuar të gjitha të drejtat e tyre sipas standardeve ndërkombëtare dhe legjislacionit në Kosovë.

“Megjithatë, në mënyrë që të arrijmë këto kapacitete, ne shpresojmë se do të hasim në mirëkuptimin tuaj për të na u gjendur pranë, duke na ndihmuar në arritjen e kapaciteteve, respektivisht për të na mbështetur në fushat e caktuara”, tha zëvendësministri Zeka.

Në këtë takim folën edhe përfaqësuesit e IOM-it, UNHCR-së dhe organizatave tjera në Kosovë, që mbështesin procesin e migrimit dhe azilit, të cilët janë partnerë kryesorë të institucioneve në menaxhimin e këtij procesi. Ata premtuan që edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të përkrahin institucionet e Kosovës.

Në këto diskutime u konkludua se lëvizjet e migratntëve/refugjateve në regjion vazhdojnë, me gjithë luhatjet e trendëve. Ne këtë drejtim, Kosova mbetet si linje e komunikime në mes dy rrugëve kryesore, asaj nga Maqedonisë Veriore drejt Serbisë dhe asaj nga Shqipëria drejt malit te Zi.

Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Ekrem Mustafa - Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme
Kalendari i takimeve
qershor 2019
HMMEPShD
272829303112
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
1234567
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
SHËRBIMET PRIVATE TË SIGURISË
PËR FLUTURIMIN E TË RIATDHESUARVE KONTAKTONI MPB-NË
SHIKO, RAPORTO, NDALO TRAFIKIMIN
MARRI  
PLATFORMA E KONSULTIMËVE PUBLIKE
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën