BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
APLIKIMI PËR LEJE QENDRIM PËR TË HUAJT
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
24.05.2019
Pikë Kalimi Kufitar i Qafës së Prushit pritet të shndërrohet në pikë të përbashkët kufitare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë

Pikë Kalimi Kufitar i Qafës së Prushit pritet të shndërrohet në pikë të përbashkët kufitare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë

Prishtinë 24 maj

Një delegacion i Ministrisë së Punëve të Brendshme, i udhëhequr nga Mentor Tahiri, Shef i Kabinetit, bashkë me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe zyrtarë të Policisë dhe Doganave të Kosovës dhe Shqipërisë vizituan Pikën e Kalimit Kufitar të Qafës së Prushit që lidh Komunën e Gjakovës me rajonin e Hasit të Shqipërisë, ku panë nga afër infrastrukturën përcjellëse të kësaj pike kufitare.

Në dhjetor të 2018 është nënshkruar marrëveshja për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar, në bazë të kësaj marrëveshje pritet që shumë shpejt kjo pikë kufitare të shndërrohet në Pikë të Përbashkët Kufitare.

Kjo zonë është e një rëndësie të veçantë sidomos për banorët që jetojnë në pjesën e Republikës së Shqipërisë pasi që Komuna e Gjakovës shfrytëzohet nga ta për furnizim me mallra, punësim dhe shkollim. Pika e Përbashkët Kufitare do të krijoj lehtësira të mëdha për banorët e këtyre zonave.

Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë, prej janarit të këtij viti kanë funksionalizuar me financim të Bashkimit Evropian, Pikën e Përbashkët të Kalimit Kufitar Vërmicë-Morinë. Gjithashtu pritet që edhe Pikë Kalimi Kufitar i Qafës së Morinës të shndërrohet në pikë të përbashkët kufitare.

Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Ekrem Mustafa - Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme
Kalendari i takimeve
qershor 2019
HMMEPShD
272829303112
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
1234567
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
SHËRBIMET PRIVATE TË SIGURISË
PËR FLUTURIMIN E TË RIATDHESUARVE KONTAKTONI MPB-NË
SHIKO, RAPORTO, NDALO TRAFIKIMIN
MARRI  
PLATFORMA E KONSULTIMËVE PUBLIKE
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën