BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
APLIKIMI PËR LEJE QENDRIM PËR TË HUAJT
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
15.05.2019
U nënshkrua protokolli për Ndërtimin e Integritetit në Sektorin e Sigurisë dhe të Mbrojtjes në Kosovë

U nënshkrua protokolli për Ndërtimin e Integritetit në Sektorin e Sigurisë dhe të Mbrojtjes në Kosovë

Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës dhe Qendra e Integritetit të Norvegjisë  nënshkruan protokoll të qëllimit për Ndërtimin e Integritetit në Sektorin e Sigurisë dhe të Mbrojtjes në Kosovë.

Ky projekt është pjesë më e gjerë në Ballkanin Perëndimor të financuar nga Ministria Norvegjeze e Punëve të Jashtme, e ekzekutuar në periudhën 1 prill 2018, deri më 31 dhjetor 2020, ku Ministria e Mbrojtjes e Norvegjisë e ka emëruar CIDS si agjentin ekzekutiv për këtë projekt.

Nënshkrimin e protokollit e bënë, z. Per Age Christensen në emër të CIDS dhe në emër të MPB-së, Sekretari i Përgjithshëm, z. Lulzim Ejupi.

Me këtë rast Sekretari i Përgjithshëm z. Lulzim Ejupi falënderoi Mbretërinë e Norvegjisë për mbështetjen dhe ndihmën e ofruar, në kuadër të projektit për ndërtimin e integritetit në sektorin e sigurisë dhe të mbrojtjes, ku përfitues është edhe Ministria e Mbrojtjes.

“Integriteti dhe llogaridhënia janë një ndër shtyllat kryesore të qeverisjes së mirë dhe funksionimit të administratës shtetërore, ku përmes tyre sigurohet dhe promovohet interesi publik kundrejt interesit apo përfitimeve private. Sektori i sigurisë, veçanërisht agjencitë e zbatimit të ligjit, kanë rol kryesor në sistemin e integritetit”, theksoi Ejupi.

Sekretari Ejupi theksoi se Kosova është me fat  që është përfitues i projektit të Qendrës së Integritetit të Sektorit të Mbrojtjes dhe bashkërisht do jemi në proces të realizimit të një aktiviteti mjaft të rëndësishëm për Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Në fund Ejupi theksoi se projekti i Ndërtimit të Integritetit do të ndihmojë shtetet tona në procesin integrues në Bashkimin Evropian dhe në krijimin e një sistemi të qëndrueshëm të integritetit dhe llogaridhënies.

“Praktikat e Mbretërisë së Norvegjisë janë shembulli më i mirë për t’u ndjekur, andaj ne besojmë që përmes këtij projekti do të forcojmë integritetin e institucioneve të sigurisë dhe do të rritim në nivel të konsiderueshëm besueshmërinë e qytetarëve ndaj institucioneve”, theksoi Ejupi.

Me këtë projekt priten që të ketë efekte të planifikuara për shoqërinë që do të kenë ndikim në Ankorimin më të thellë të profesionalizmit dhe të barazisë gjinore në aranzhimet e përgjithshme organizative dhe menaxheriale të institucioneve të sigurisë dhe mekanizmi i përgjithshëm për ta promovuar integritetin dhe për t’i zvogëluar rreziqet e korrupsionit në institucionet e mbrojtjes dhe të sigurisë në mënyrë më gjithëpërfshirëse dhe efektive.

Pjesë e këtij projekti janë edhe shtetet si: Shqipëria, Mali i Zi dhe Bosnja.

Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Ekrem Mustafa - Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme
Kalendari i takimeve
korrik 2019
HMMEPShD
24252627282930
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930311234
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
SHËRBIMET PRIVATE TË SIGURISË
PËR FLUTURIMIN E TË RIATDHESUARVE KONTAKTONI MPB-NË
SHIKO, RAPORTO, NDALO TRAFIKIMIN
MARRI  
PLATFORMA E KONSULTIMËVE PUBLIKE
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën