BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
APLIKIMI PËR LEJE QENDRIM PËR TË HUAJT
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
10.05.2019
MPB mbajti tryezë të rrumbullakët për kontrollin e AVL dhe reduktimin e armëve të paligjshme në Kosovë

Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë (UNDP), kanë mbajtur tryezë të rrumbullakët për kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta (AVL) dhe reduktimin e armëve të paligjshme në Kosovë.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe Koordinatori Kombëtar për Kontrollin e AVL-ve, z. Izmi Zeka, tha se Republika e Kosovës në fushën e kontrollit dhe menaxhimit të armëve të vogla dhe të lehta, ka harmonizuar legjislacionin vendor me praktikat më të mira ndërkombëtare si dhe me Direktivën për armë të Bashkimit Evropian.

“Kosova është bërë shembull rajonal në këtë fushë  dhe synojmë në përmbushjen e gjitha obligimeve që dalin nga rrugëtimi gjithëpërfshirës për Ballkanin Perëndimor në kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta deri më 2024”, tha z. Zeka.

Më këtë rast ai i bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të shfrytëzojnë mundësinë për legalizimin e armëve të kategorizuara B, C dhe D, gjë që në mënyrë direkt do të kontribuojnë në ngritjen e sigurisë në bashkësi dhe sigurisë publike në përgjithësi.

Ndërsa Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Kosovë, znj. Alessandra Roccasalvo, tha se vlerëson lartë MPB-në dhe Policinë e Kosovës për bashkëpunimin e vlefshëm dhe të sinqertë në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe kontributit për një Kosovë më të sigurt.

Ajo tha se angazhimi për të adresuar kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta dhe luftimin e trafikimit të paligjshëm të armëve në Kosovë, është pjesë e qëllimit dhe përkushtimit të UNDP-së për të promovuar sigurinë njerëzore dhe zhvillimin e qëndrueshëm në Kosovë.

Drejtori i Divizionit për Siguri Publike nga Policia e Kosovës, z. Gazmend Hoxha, tha se PK i ka dhënë përgjigjen e duhur luftimit të trafikimit të armëve të paligjshme në Kosovë. Megjithatë, ai tha se ende mbetet sfidë mos anëtarësimi i Kosovës në  mekanizmat ndërkombëtare policorë.

Gjithashtu, në këtë tryezë u diskutua edhe lidhur më sigurimin e transferimit të njohurive mbi politikat e OKB-së dhe BE-së dhe masat aktuale për reduktimin e armëve të paligjshme, mbi gjendjen aktuale dhe masat aktuale në Kosovë për reduktimin e armëve të paligjshme, krimit të bazuar në gjini dhe plaçkitjeve të armatosura, etj.

Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Ekrem Mustafa - Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme
Kalendari i takimeve
maj 2019
HMMEPShD
293012345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829303112
3456789
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
SHËRBIMET PRIVATE TË SIGURISË
PËR FLUTURIMIN E TË RIATDHESUARVE KONTAKTONI MPB-NË
SHIKO, RAPORTO, NDALO TRAFIKIMIN
MARRI  
PLATFORMA E KONSULTIMËVE PUBLIKE
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën