BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
APLIKIMI PËR LEJE QENDRIM PËR TË HUAJT
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
07.05.2019
Mustafa: Kosova si anëtare e koalicionit global kundër terrorizmit është partnere e barabartë në luftimin e kësaj dukurie

Mustafa: Kosova si anëtare e koalicionit global kundër terrorizmit është partnere e barabartë në luftimin e kësaj dukurie

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i grupit për zbatimin e strategjisë Kundër Terrorizmit 2018-2023. Takimin e hapi Ministri i Punëve të Brendshme, z. Ekrem Mustafa.

Me këtë rast ministri Mustafa përgëzoi për punën e deritanishme institucionale anëtarët e këtij grupi. Ai tha se implementimi i Strategjisë dhe Planit të Veprimit kundër Terrorizimit është jashtëzakonisht shumë kompleks dhe kërkohet përkushtim dhe qasje sistematike.

“Strategjia bazohet në katër shtylla të cilët janë në harmoni të plotë me Strategjinë e Bashkimit Evropian kundër Terrorizmit. Ne duhet të bazohemi në praktikat e deritanishme të botës demokratike. Parandalimi, mbrojtja, ndjekja dhe reagimi janë jo thjeshtë shtylla mbi të cilat dizajnohet tutje strategjia, por janë vetë objektivat strategjik të cilët duhet të synojmë”, theksoi ministri Mustafa.

Ministri Mustafa vuri në dukje se Republika e Kosovës, si anëtare e koalicionit global kundër terrorizmit, ka treguar përkushtim dhe njëkohësisht ka marrë përgjegjësi dhe obligime të caktuara, të cilat janë përfshirë në këtë strategji.

Ministri Mustafa kërkoi nga anëtarët e grupit punues për implementimin e aktiviteteve që të përfshihen të gjitha dimensionet, ashtu siç kërkohet në dokumentin e aprovuar.

Ndërsa anëtarët e grupit punues u shprehën të gatshëm në kuadër  të kapaciteteve ndërinstitucionale në implementimin e aktiviteteve që janë të paraparë në këtë strategji dhe vlerësuan se deri më tani shteti i Kosovës ka bërë përpjekjeje maksimale në paramendimin dhe luftimin e terrorizmit.

 

Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Ekrem Mustafa - Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme
Kalendari i takimeve
maj 2019
HMMEPShD
293012345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829303112
3456789
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
SHËRBIMET PRIVATE TË SIGURISË
PËR FLUTURIMIN E TË RIATDHESUARVE KONTAKTONI MPB-NË
SHIKO, RAPORTO, NDALO TRAFIKIMIN
MARRI  
PLATFORMA E KONSULTIMËVE PUBLIKE
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën