BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
APLIKIMI PËR LEJE QENDRIM PËR TË HUAJT
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
03.05.2019
Ministri Mustafa mori pjesë në minesterialin e ministrave të brendshëm në Vjenë

Prishtinë, 03 maj

Ministri Mustafa mori pjesë në minesterialin e ministrave të brendshëm në Vjenë

Në Kryeqytetin e Austrisë Vjenë po mbahet ministeriali: “Sfidat e migrimit përgjatë rrugës Mesdheu Lindor/Ballkani Perëndimor”, e organizuar nga Ministria Federale e Punëve të Brendshme e Republikës së Austrisë, ku po marrin pjesë ministrat e brendshëm të Ballkanit Perëndimor.

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Ekrem Mustafa, vuri në dukje rolin e shteteve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe Republikën e Kosovës në parandalimin e migrimit të parregullt, si dhe në pamundësimin e shfrytëzimit të vendeve të Ballkanit si rrugë potenciale për migrim drejt shteteve të BE-së.

“Republika e Kosovës duke përcjellë zhvillimet si pjesë e përgatitjeve për menaxhimin e ndonjë fluksi të mundshëm me refugjatë dhe migrant, ka hartuar Planin e Reagimit për Menaxhimin e fluksit të mundshëm të migrantëve, refugjatëve dhe azil-kërkuesve. Plani i Reagimit për Menaxhimin e Fluksit të mundshëm të migrantëve, refugjatëve dhe azil-kërkuesve parasheh aktivitetet, buxhetin dhe afatet kohore për secilin institucion të përfshirë në menaxhimin e fluksit të mundshëm me migrantë, refugjatë dhe azil-kërkues”, theksoi ministri Mustafa.

Pjesëmarrësit e konferencës vlerësuan aspektet e fuqizimit të bashkëpunimit ndërkufitar mes shteteve të rajonit, si dhe bashkëpunimin me vendet e origjinës, transitit dhe destinacionit. Gjithashtu, shkëmbimi i eksperiencave dhe informatave ndërmjet institucioneve, përfshirë edhe policitë e vendeve të rajonit, në fushën e menaxhimit të migrimit.

Ministeriali përfundoi punimet me miratimin e deklaratës së përbashkët nga ana e Ministrave dhe përfaqësueseve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, Forumit të Salzburgut, si dhe Gjermanisë, Danimarkës, Greqisë, Zvicrës, Komisionit Evropian dhe organizatave tjera relevante, ku potencohet nevoja për vazhdimin dhe fuqizimin e bashkëpunimit për menaxhimin e migrimit dhe flukseve migratore.

Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Ekrem Mustafa - Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme
Kalendari i takimeve
maj 2019
HMMEPShD
293012345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829303112
3456789
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
SHËRBIMET PRIVATE TË SIGURISË
PËR FLUTURIMIN E TË RIATDHESUARVE KONTAKTONI MPB-NË
SHIKO, RAPORTO, NDALO TRAFIKIMIN
MARRI  
PLATFORMA E KONSULTIMËVE PUBLIKE
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën