BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
APLIKIMI PËR LEJE QENDRIM PËR TË HUAJT
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
18.04.2019
Në MPB u mbajt ceremonia e dhënies së pëlqimeve për armë

Prishtinë, 18 prill 


Në MPB  u mbajt ceremonia e dhënies së pëlqimeve për armë


Ministria e Punëve të Brendshme mbajti konferencë  në kuadër të fushatës për legalizimin e armëve, më këtë rast u bë edhe dhënia e pëlqimeve për armët për qytetarët që kanë  aplikuar në kuadër të procesit të legalizimit. 


Me këtë rast zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Izmi Zeka, i cili njëherazi është Udhëheqës i Komisionit për Armë të Vogla dhe të Lehta, theksoi se më 3 dhjetor 2018, Ministri i Punëve të Brendshme nënshkroi një vendim për të hapur afatin kohor për legalizimin e armëve, i cili do të zgjaste 6 muaj, duke filluar më 17 dhjetor 2019 dhe duke përfunduar më 17 qershor 2019.


Ai tha se kjo iniciativë ofron mundësinë që qytetarët e Kosovës t’i legalizojnë armët nga kategoritë B, C dhe D, në një periudhë amnistie për posedimin e paligjshëm të armëve. 


“Në 4 muajt e fundit, 718 qytetarë e kanë shfrytëzuar këtë mundësi dhe kanë parashtruar kërkesa për legalizim,  246 kanë marrë pëlqimin nga Ministria e Punëve të Brendshme, dhe sot unë do të dorëzojë personalisht 10  pëlqime”, theksoi zëvendësministri Zeka.


Në fund zëvendësministri Zeka sërish u bëri thirrje qytetarëve të tjerë që posedojnë një armë të paligjshme të ndjekin shembullin e tyre që kanë aplikuar. Ai tha se qëllimi i kësaj iniciative është t'u japë qytetarëve mundësinë për të zotëruar ligjërisht një armë sipas kushteve të Ligjit për Armët, i cili është i harmonizuar me Direktivën e Armëve të Zjarrit të Bashkimit Evropian. 

Ndërsa Gazmend Hoxha nga Policia e Kosovës theksoi se  Policia e Kosovës e vlerëson shumë këtë fushatë dhe është aktive në pranimin e aplikacione të qytetarëve. 
“Deri më tani kjo fshatë ka shkuar jashtëzakonisht mirë dhe ka pasur interesim dhe duhen të motivohen qytetarët që të behën pjesë e këtij procesi. Ne besojmë se kjo do të kontribuojë në përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovë, në veçanti në uljen e krimeve në të cilat përdorën armët”, theksoi Hoxha.


Asistentja e Përfaqësues së Përhershme dhe Koordinatorja e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë (UNDP), znj. Valbona Bogujevci, vuri në dukje se Kontrolli i armëve të vogla dhe të lehta  ka marrë përsëri vëmendje edhe në nivel global edhe në nivel rajonal. 


“Dëshirojë të përgëzojë institucionet e Kosovës që ishin të parat në rajon që ndryshuan dhe miratuan strategjinë për armë të lehta dhe të vogla.  Ajo tha se UNDP do të qëndrojë e përkushtuar që të përkrahi institucionet e Kosovës edhe më tutje në zbatimin e aktiviteteve”, theksoi Bogujevci.


Ajo vlerësoi fushatën për legalizimin e armëve dhe iu bashkëngjitë parafolësve për t’iu bërë thirrje qytetarëve të cilët kanë armë ilegale t’i bashkohen pjesës tjetër të qytetarëve që janë bërë pjesë e legalizimit të armëve.


Periudha e legalizimit është e hapur edhe për dy muaj, pas kësaj periudhe armët e paligjshme do të konfiskohen dhe dënimi për posedim ilegal të armëve mund të dënohet me gjobë deri në shtatë mijë e pesëqind (7.500) euro, ose me burgim deri në dhjete (10) vjet.
 

Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Ekrem Mustafa - Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme
Kalendari i takimeve
korrik 2019
HMMEPShD
24252627282930
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930311234
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
SHËRBIMET PRIVATE TË SIGURISË
PËR FLUTURIMIN E TË RIATDHESUARVE KONTAKTONI MPB-NË
SHIKO, RAPORTO, NDALO TRAFIKIMIN
MARRI  
PLATFORMA E KONSULTIMËVE PUBLIKE
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën