BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
APLIKIMI PËR LEJE QENDRIM PËR TË HUAJT
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
04.04.2019
Ministri Mustafa takoi Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi në Prizren

Ministri Mustafa takoi Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi në Prizren 

Prishtinë, 4 prill

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Ekrem Mustafa, vizitoi komunën e Prizrenit, ku u takua me Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi të kësaj komune.

Në këtë takim mori pjesë Kryetari i Komunës së Prizrenit, z. Mytaher Haskuka, si dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.  

Më këtë rast, ministri Mustafa tha se takimi me KKSB në Prizren është bërë me arsye të identifikimit të shqetësimeve të qytetarëve dhe për të debatuar mbi çështjet e sigurisë në Komunën e Prizrenit.

"Për ta realizuar një mision kaq të rëndësishëm sikurse e ka KKSB-ja në Prizren, nevojitet të merren parasysh shqetësimet e qytetarëve që lidhen me çështjet e sigurisë. Po bëhen përpjekje të shumëfishta që të avancohet gjendja e sigurisë”, tha ministri Mustafa.

Sa i përket sigurisë nëpër shkolla, ministri Mustafa e vlerësoi se ngritja e sigurisë nëpër shkolla vazhdon të mbetet një sfidë dhe se për këtë nevojitet një bashkëpunim i sinqertë dhe reciprok ndërmjet Policisë, prindërve dhe personelit arsimor.

Ndërsa, Kryetari i Komunës së Prizrenit, z. Mytaher Haskuka, theksoi se bashkëpunimi me organet më të larta të sigurisë bën që të rritet më tej niveli i sigurinë për qytetarët e Prizrenit.

Në takim, kryetari Haskuka shprehi shqetësimin e tij lidhur me zjarr vëniet nëpër pyje që janë shtuar kohëve të fundit. Ai bëri të ditur se deri më tani janë identifikuar rreth 200 raste të zjarr vënieve.

Sa i përket sigurisë në komunikacion, u theksua se krahasuar me vitin e kaluar është shënuar rënie e numrit të aksidenteve, mirëpo krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar, ka rritje të numrit të rasteve me fatalitet.

“Policia e Kosovës ka planin zhvillimor-strategjik për vitin 2016-2020 dhe në kuadër të këtij Plani janë paraparë edhe objektivat, ku në mesin e tyre janë objektivat e sigurisë dhe parandalimi i aksidenteve në trafikun rrugor”, tha Jeton Rexhepi nga Policia e Kosovës.  

Gjithashtu në këtë takim tema diskutimi ishin edhe procesi i legalizimit të armëve, procesi i ri- integrimit i personave të kthyer nga vendet e luftërave, situata aktuale e sigurisë në komunë, etj.

Takimi me KKSB-të ndihmon në identifikimin  e problematikave të cilët janë shqetësuese për komunitetin dhe ky komunikim mes nivelit qendror dhe lokal identifikon dhe jep zgjidhje të probleme të ndryshme.

Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Ekrem Mustafa - Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme
Kalendari i takimeve
qershor 2019
HMMEPShD
272829303112
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
1234567
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
SHËRBIMET PRIVATE TË SIGURISË
PËR FLUTURIMIN E TË RIATDHESUARVE KONTAKTONI MPB-NË
SHIKO, RAPORTO, NDALO TRAFIKIMIN
MARRI  
PLATFORMA E KONSULTIMËVE PUBLIKE
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën