BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
APLIKIMI PËR LEJE QENDRIM PËR TË HUAJT
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
02.04.2019
U mbajt takimi koordinues për planin e veprimit të udhërrëfyesit rreth AVL-ve

Ministria e Punëve të Brendshme mbajti takimin e parë për Planin e Veprimit të Udhërrëfyesit rreth Armëve të Vogla, Armëve të Lehta dhe Eksplozivëve.

Këtë takim e hapi zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Izmi Zeka i cili tha se Republika e Kosovovws po zbaton me sukses një fushatë legalizimi e cila filloi më 17 dhjetor 2018 dhe do të zgjasë deri më 17 qershor 2019.

“Ne po punojmë më tej për harmonizimin e ligjeve përkatëse dhe harmonizimin e direktivave dhe rregulloreve të BE-së, për të cilat janë mbajtur punëtori për plotësim-ndryshimin e Ligjit për armët dhe Ligjit për legalizimin dhe dorëzimin vullnetar të armëve, municioneve dhe materialeve shpërthyese”-tha z. Zeka.

Zëvendës-ambasadorja e Francës, znj. Carole Blestel, tha se është e kënaqur me dinamikën me të cilën është duke u punuar në drejtim të zbatimit të këtij Plani të Veprimit. 

Ajo përgëzoi autoritetet kosovare për përkushtimin  dhe dinamikën e treguar në zbatimin e Planit të Veprimit dhe bëri të ditur se Kosova është vendi i parë në rajon i cili ka adoptuar këtë Plan të Veprimit.

Ndërsa zëvendës-ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, z. Jan-Alex Voss, tha se çështja e armëve të paligjshme është një temë serioze jo vetëm për Kosovën, por edhe për Gjermaninë, Francën dhe tërë Evropën. Ai tha se interesi i përbashkët i të gjithëve është që sa më parë këto armë të jenë të kontrolluara nga ana e autoriteteve.

Z. Voss ofroi përkrahjen e plotë të Gjermanisë në implementimin e Udhërrëfyesit dhe Planit të Veprimit.

Gjithashtu u.d. i Divizionit të Çështjeve Ligjore dhe Sundimit të Ligjit nga Zyra e BE-së, z. Hakan Ejdervik, tha se çështja e armëve ilegale është një temë shumë serioze sepse rrezikon drejtpërdrejtë sigurinë e të gjithë qytetarëve.

“Ne përballemi me sfida të shumta por jam i bindur që së bashku mund t’i luftojmë në mënyrë që të ruajmë paqen në Evropë”-tha ai.

Ky Udhërrëfyes ofron zgjidhje të qëndrueshme për posedimin, keqpërdorimin dhe trafikimin e armëve të vogla dhe të lehta (AVL) dhe municionin e tyre në Ballkanin Perëndimor deri në vitin 2024, ku u miratua në Samitin e Londrës më 10 korrik 2018.

 Udhërrëfyesi zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha institucionet relevante të rajonit nën kujdesin e Republikës Federale të Gjermanisë dhe përkrahjen teknike të SEESAC/UNDP dhe në koordinim me Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Komisionin Evropian.  Ndërsa Plani i Veprimit për zbatimin e Udhërrëfyesit u miratua gjithashtu nga Qeveria e Republikës së Kosovës në dhjetor 2018.

Organizimi i këtij takimi mbështetet nga Bashkimi Evropian përmes Vendimit të Këshillit (CFSP) 2018/1788 dhe do të ofrojë mundësi për të koordinuar zbatimin e aktiviteteve, për të ndihmuar në monitorimin e progresit, identifikimin e sfidave, boshllëqeve dhe nevojave për mbështetje si për qëllimet specifike të Udhërrëfyesit si dhe Planin e Veprimit të miratuar nga Qeveria.

Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Ekrem Mustafa - Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme
Kalendari i takimeve
prill 2019
HMMEPShD
25262728293031
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293012345
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
SHËRBIMET PRIVATE TË SIGURISË
PËR FLUTURIMIN E TË RIATDHESUARVE KONTAKTONI MPB-NË
SHIKO, RAPORTO, NDALO TRAFIKIMIN
MARRI  
PLATFORMA E KONSULTIMËVE PUBLIKE
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën