BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
APLIKIMI PËR LEJE QENDRIM PËR TË HUAJT
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
29.03.2019
Mustafa:” Bashkëpunimi rajonal kufizon hapësirën e veprimit të krimit tej kufitar”

Prishtinë, 29 mars
Mustafa:” Bashkëpunimi rajonal kufizon hapësirën e veprimit të krimit tej kufitar”


Ministri i Punëve të Brendshme, z. Ekrem Mustafa, ka marrë pjesë në ushtrimin e përbashkët taktiko-demonstrues: “WËESTERN BALKANS FLASH”,  të njësive speciale të Republikës së Kosovës,  Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë. 


Me këtë rast ministri Mustafa, theksoi se ushtrimi i përbashkët, taktiko-demonstrues i njësive speciale të Policive të vendeve tona, vulosë edhe një herë gatishmërinë për tu përballur me situata të ndryshme të kanosjes eventuale të sigurisë së qytetarëve dhe tregon gatishmërinë e vendeve tona për të bashkëpunuar.


“Bashkëpunimi në fusha specifike, është reflektim i marrëdhënieve të shkëlqyeshme në planin politik, për çka nikoqiri ynë z. Spasovski, ka merita të jashtëzakonshme. Si fryt i këtij bashkëpunimi, ministritë tona, e krahas me këtë edhe Policitë tona, veç tjerash po e kufizojnë hapësirën e veprimit të krimit tej kufitar, duke dekurajuar kriminelët në përgjithësi”, tha ministri Mustafa. 


Me këtë rast, ministri Mustafa, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe posaçërisht MPB-së, shprehi gatishmërinë permanente për bashkëpunim. Ai tha se Marrëveshjet dhe memorandumet e bashkëpunimit e nënshkruara, shprehin vullnetin e tri shteteve tona dhe nevojën për njëri-tjetrin. 


Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, z Oliver Spasovski, tha se ndihet krenarë me promovimin e këtij aktiviteti, që kontribuon në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon.


“Ushtrimi i përbashkët ka  vënë në dukje mesazhin e mirë të bashkëpunimit rajonal. Së bashku mund të ndërtojnë një rrjet të bashkëpunimit në ngritjen dhe shkëmbimin  e aftësive të njësive speciale”, theksoi ministri  Spasovski.


Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme e Republikës së Shqipërisë, znj. Rovena Voda, vlerësoi profesionalizimin e policive të tre shteteve gjatë demonstrimit të ushtrimit. Ajo theksoi se bashkëpunimi është intensifikuar edhe në kuadër të integrimit evropian të tri vendeve dhe ky bashkëpunim duhet të jetë më intensiv në zhvillimin e përbashkët në luftën kundër krimit të organizuar.


Ushtrimi i përbashkët i policive të tri shteteve u mbajt sot në Shkup, ku njësitë elite demonstruan aftësitë e tyre operative në tri situata, kur këto njësi intervenojnë në parandalimin e aktiviteteve që kanë të bëjnë në luftën kundër krimit të organizuar.

Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Ekrem Mustafa - Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme
Kalendari i takimeve
prill 2019
HMMEPShD
25262728293031
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293012345
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
SHËRBIMET PRIVATE TË SIGURISË
PËR FLUTURIMIN E TË RIATDHESUARVE KONTAKTONI MPB-NË
SHIKO, RAPORTO, NDALO TRAFIKIMIN
MARRI  
PLATFORMA E KONSULTIMËVE PUBLIKE
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën