BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
APLIKIMI PËR LEJE QENDRIM PËR TË HUAJT
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
28.02.2019
Reagim lidhur me kronikën televizive të Televizionit “Kohavision” me titull: “Ministri Mustafa përfshihet në një incident në zyrën e tij, e pranon se është "i ashpër" të datës 28 shkurt 2019

Reagim lidhur me kronikën televizive të Televizionit “Kohavision” me titull: “Ministri Mustafa përfshihet në një incident në zyrën e tij, e pranon se është "i ashpër" të datës 28 shkurt 2019:

Prishtinë, 28 shkurt

Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës, me qëllim të informimit të drejtë dhe profesional, njofton opinionin publik se lajmi i prezantuar në kronikën televizive të Televizionit “Kohavision” me titull: “Ministri Mustafa përfshihet në një incident në zyrën e tij, e pranon se është "i ashpër", është i pavërtetë dhe tendencioz, qëllimkeq dhe si i tillë tenton të dëmtojë integritetin dhe autoritetin e Ministrit të MPB-së z.Ekrem Mustafa.

Intervista e cila është realizuar dhe deklarimi i ministrit z.Mustafa, është tentuar të nxirret nga konteksti duke synuar kështu që ministri dhe stafi i MPB-së të portretizohen në një kontekst negativ.

Titulli i kronikës “Ministri Mustafa përfshihet në një incident në zyrën e tij, e pranon se është "i ashpër" - dhe i gjithë narracioni i ndërtuar në kronikë tregon qartazi tendencën e kronikës dhe për më keq tenton të krijoj përshtypjen që autoriteti i Ministrit sfidohet nga një zyrtar i cili emërohet dhe lirohet nga detyra nga vet ministri.

Për informim objektiv të publikut, ministri vijon të ketë bashkëpunim të fuqishëm me ekipin dhe gjithë stafin e ministrisë dhe agjencive të MPB-së, për çka u është falenderues dhe mirënjohës për punën e mirë të cilën e bëjnë në baza ditore.

Të qenit autoritet publik dhe përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike, na detyron ligjërisht dhe moralisht të ndjekim afër raportimet e mediave si bashkëpunëtor kryesorë në përmbyshjen e detyrave. Çfarëdo raportimi i tillë i pavërtetë dhe tendencioz si ky i apostrofuar në këtë reagim, nuk e zbehë, por përkundrazi e betonon fuqishëm vlerësimin dhe konsideratën e lartë për gazetarinë profesionale, të lirë dhe të pavarur.

Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Ekrem Mustafa - Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme
Kalendari i takimeve
qershor 2019
HMMEPShD
272829303112
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
1234567
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
SHËRBIMET PRIVATE TË SIGURISË
PËR FLUTURIMIN E TË RIATDHESUARVE KONTAKTONI MPB-NË
SHIKO, RAPORTO, NDALO TRAFIKIMIN
MARRI  
PLATFORMA E KONSULTIMËVE PUBLIKE
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën