BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
APLIKIMI PËR LEJE QENDRIM PËR TË HUAJT
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
26.02.2019
Ministri Mustafa po merr pjesë në konferencën ministrore “Procesi i Brdos”

Prishtinë, 26 shkurt

Ministri Mustafa po merr pjesë në konferencën ministrore “Procesi i Brdos”

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Ekrem Mustafa po merr pjesë në konferencën e ministrave nga “Procesi i Brdos” e cila po mbahet Shkup, nikoqir i së cilës është Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Tema kryesore e kësaj konference është vlerësimi i zbatimit të deri tanishëm të iniciativës për përmirësimin e integrimit të sigurisë së brendshme.

Me këtë rast, ministri Mustafa tha se Mekanizmi i Qeverisjes Integruese të Sigurisë së Brendshme është duke treguar në vazhdimësi rezultate konkrete dhe të qëndrueshme në zhvillimin e kapaciteteve dhe forcimin e bashkëpunimit në mes të shteteve të Ballkanit Perëndimor. 

“Ky mekanizëm ka arritur që të përmirësoj koordinimin e veprimeve të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe donatorëve të ndryshëm të pranishëm në rajonin tonë, duke zvogëluar mbivendosjen apo duplifikimin e veprimeve”, tha ministri Mustafa, duke theksuar se koordinimi i donatorëve mbetet ende sfidë me të cilën secili nga shtetet tona përballet dhe duhet të intensifikojmë më shumë përpjekjet për të rregulluar këtë fushë.

Përkundër progresit të arritur të rajonin në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, krimeve të rënda dhe sigurisë kufitare, ministri Mustafa tha se ka ende shumë punë të bërë për të arritur standardet evropiane.

Në fjalën e tij para ministrave, ministri Ekrem Mustafa theksoi se Kosova ka treguar rezultate të mëdha në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, të cilat janë pasqyruar edhe në raportet e Bashkimit Evropian.

Ai bëri të ditur se përveç veprimeve efikase të agjencive të zbatimit të ligjit, janë ndërmarrë masa të shumta parandaluese si themelimi i mekanizmave referues për rastet e radikalizmit dhe themelimit të Divizionit për Parandalim dhe Ri integrimin e Personave të Radikalizuar, të cilat po merren si shembuj nga shtetet tjera.

 

 

Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Ekrem Mustafa - Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme
Kalendari i takimeve
mars 2019
HMMEPShD
25262728123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031
1234567
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
SHËRBIMET PRIVATE TË SIGURISË
PËR FLUTURIMIN E TË RIATDHESUARVE KONTAKTONI MPB-NË
SHIKO, RAPORTO, NDALO TRAFIKIMIN
MARRI  
PLATFORMA E KONSULTIMËVE PUBLIKE
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën