BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
APLIKIMI PËR LEJE QENDRIM PËR TË HUAJT
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
21.02.2019
U përmbyll Projekti i Binjakëzimit të BE-së “Fuqizimi i Institucioneve të Kosovës në Menaxhimin Efektiv të Migrimit”

Prishtinë, 21 shkurt

U përmbyll Projekti i Binjakëzimit të BE-së “Fuqizimi i Institucioneve të Kosovës në Menaxhimin Efektiv të Migrimit”

Ministria e Punëve të Brendshme ka mbajtur konferencën zyrtare në përmbylljen e  Projektit të Binjakëzimit të Bashkimit Evropian: “Fuqizimi i Institucioneve të Kosovës në Menaxhimin Efektiv të Migrimit”. 

Më këtë rast, ministri i Punëve të Brendshme, z. Ekrem Mustafa vlerësoi lartë kontributin e dhënë nga Bashkimin Evropian dhe shtetet zbatuese të këtij projekti.

“Projekti i Binjakëzimit i Bashkimit Evropian sikurse edhe të gjitha projektet tjera të binjakëzimit, ndër të tjera ka një synim  fuqizimin e kapaciteteve institucionale me një impakt afatgjatë”, tha ministri Mustafa duke shtuar se Republika e Kosovës është e përkushtuar drejt zhvillimit të strukturuar dhe nuk ka asnjë kompromis kur bëhet fjalë në orientimin e qartë për implementimin e kërkesave që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit.

Ministri Mustafa theksoi se kur bëhet fjalë për Ri-integrimin e të kthyerve në Republikën e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Drejtoria përkatëse ka zhvilluar sistemin për monitorim, janë hartuar hartat e procesit, si dhe është zhvilluar plani i trajtimit.

“Duhet përmendur si një shembull të suksesit, pilot-projektin e shkëmbimit të informatave ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë Suedeze në fushën e kthimit dhe ri-integrimit të të kthyerve”, tha ministri Mustafa.

Ndërsa Zëvendësshefi i Zyrës se BE-se/PPBE, z. Riccardo Serri, tha se Projekti i Binjakëzimit jo vetëm që demonstron përkushtimin e BE-së për të vazhduar partneritetin me Kosovën, në procesin e ndërtimit të kapaciteteve në fushën e menaxhimit të migrimit, po gjithashtu ka për qëllim të përfshihet  drejtpërdrejt me qytetarët e Kosovës.

“Të arriturat në këtë projekt janë vetëm një hap më tutje në bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe BE-së në përmbushjen e obligimeve të dala nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit”, tha Serri.

Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, znj. Gerrie Willems tha se është bërë një punë e madhe në menaxhimit të migrimit, kjo është bërë në formë të fletushkave të informimit, procedura të operimit standard, duke vlerësuar se është kruciale që këto dokumente dhe akte tjera ligjore të aprovohen dhe të implementohen plotësisht.

Qëllimi i projektit ka qenë fuqizimi i kapaciteteve të institucioneve relevante të Kosovës në menaxhimin efektiv te migrimit si dhe harmonizimin e politikave dhe legjislacionit në përputhje me standardet e BE-së. 

Ky projekti është financuar nga BE-ja dhe është zbatuar nga Holanda me partnerët kryesorë Suedinë dhe Austrinë, ndërsa partnerë tjerë kanë qene Letonia, Polonia, Belgjika.

   

Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Ekrem Mustafa - Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme
Kalendari i takimeve
mars 2019
HMMEPShD
25262728123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031
1234567
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
SHËRBIMET PRIVATE TË SIGURISË
PËR FLUTURIMIN E TË RIATDHESUARVE KONTAKTONI MPB-NË
SHIKO, RAPORTO, NDALO TRAFIKIMIN
MARRI  
PLATFORMA E KONSULTIMËVE PUBLIKE
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën